Rritja e çmimit të karburanteve vijon të mbetet një nga shqetësimet kryesore për qytetarët, ndërsa debatet politike për arsyet dhe zgjidhjet janë intensifikuar. Në këtë kuadër, zv.presidentja e Partia e Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar lidhur me nivelin e lartë të çmimit të naftës në vend.
Sipas saj, aktualisht një litër naftë kushton rreth 2000 lekë të vjetra, çka do të thotë se me 20 mijë lekë qytetarët mund të furnizojnë automjetin me vetëm rreth 10 litra. Ajo thekson se, nëse nafta nuk do të ishte e ngarkuar me taksa, me të njëjtën shumë do të mund të bliheshin rreth 25 litra, pra më shumë se dyfishi.
“Arsyeja është e thjeshtë: rreth 60% e çmimit të naftës përbëhet nga taksat. Kjo do të thotë se për çdo 2000 lekë që paguani, rreth 1200 lekë janë taksa,” u shpreh Xhixho.
Ajo theksoi se kjo barrë fiskale rëndon drejtpërdrejt mbi qytetarët dhe ndikon zinxhir në rritjen e çmimeve të produkteve bazë si buka, mielli, vaji dhe orizi.
Në këtë kontekst, Xhixho bëri të ditur se Partia e Lirisë ka propozuar në Kuvend pezullimin e taksës së qarkullimit dhe asaj të karbonit, si masa që sipas saj do të sillnin ulje të menjëhershme të çmimit të naftës. Ajo shtoi se zgjidhja nuk qëndron te ndërhyrjet administrative, por te ulja e taksave.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)