“Lidershipi aktual i PD njësoj si Basha”, Salianji: Rama mundet vetëm me votë, s’ka rrugë tjetër

Ish-deputeti Ervin Salianji ka artikuluar kritika të forta ndaj lidershipit aktual të Partia Demokratike. Gjatë një takimi me strukturat e PD në Berat, ai vuri në dyshim strategjinë dhe mënyrën se si drejtuesit aktualë synojnë të rikthejnë partinë në pushtet.

18.02.2026. 18:18

Salianji deklaroi se, sipas tij, nuk ka asnjë ndryshim thelbësor mes drejtimit të sotëm dhe periudhës kur në krye të PD ishte Lulzim Basha. Ai u shpreh se funksionimi mbetet i njëjtë, me “të njëjtat vese, gabime dhe metodë”, si dhe me të njëjtën shpërfillje ndaj demokratëve dhe përzgjedhje të gabuar të deputetëve.

“Çfarë ka ndryshuar përveç emrave? Asgjë, ose është përkeqësuar. Po Edi Rama përmbyset me votë. Llogaritë e fundit bëhen në kutitë e votimit”, u shpreh Salianji, duke theksuar se rrëzimi i kryeministrit Edi Rama mund të vijë vetëm përmes bashkimit të opozitës dhe fuqisë së qytetarëve.

Ai shtoi se përmbysja politike kërkon mobilizim të gjerë, si dhe mbështetje institucionale nga SPAK, SHBA dhe BE, por vendimtare mbetet vota e qytetarëve. Sipas tij, çdo tezë që pretendon se Rama nuk mund të mundet me votë është e gabuar dhe dëmton opozitën.

Salianji theksoi se Partia Demokratike duhet të fokusohet te bashkimi i të gjitha forcave opozitare dhe te ndërtimi i një alternative fituese, duke e cilësuar zvarritjen me debate të brendshme si “papërgjegjshmëri ekstreme”.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)