Gol dhe asist, Rey Manaj shkëlqen përkrah Ethemit te Sivasspor
Përpos sulmuesit kuqezi festoi edhe shqiptari i Maqedonisë së Veriut, Valon Ethemi që realizoi dy gola.
14:46 3 h më parë23.02.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi akuzoi edhe njëherë mazhorancën se ka marrë në mbrojtje Belinda Ballukun. Sipas tij, pozitat e kryeministres janë përkeqësuar dhe këtë gjë e konfirmoi edhe SPAK.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve se situata penale ndaj zv/kryeministres së pezulluar, Belinda Balluku, është rënduar ndjeshëm krahasuar me fazën fillestare të hetimeve.
Në një prononcim për mediat, Bardhi tha se SPAK ka bërë të ditur se, në momentin kur u kërkua masa ndaluese ndaj Ballukut, ajo rrezikonte një dënim maksimal deri në 10 vite burg. Sipas tij, aktualisht prokurorët janë shprehur se, nëse provohen të gjitha akuzat e ngritura, dënimi maksimal që ajo mund të përballet arrin deri në 35 vite burg.
“Kjo tregon se jemi në një situatë të rënduar sa i takon krimeve të kryera prej saj”, u shpreh Bardhi.
Ai kritikoi gjithashtu zhvillimin e mbledhjes së Këshillit të Mandateve me dyer të mbyllura, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë vendim që seanca të mos ishte e hapur për mediat. Sipas tij, nuk kishte asnjë element surprizë që do të justifikonte një mbledhje pa praninë e gazetarëve.
Bardhi akuzoi mazhorancën se po i del në mbrojtje politike Ballukut, duke pretenduar se kryeministri Edi Rama ka urdhëruar anëtarët e Partisë Socialiste në këshill që të mbrojnë zv/kryeministren e pezulluar.
“SPAK konfirmoi se situata penale ndaj Ballukut është rënduar tepër krahasuar me masat e para që gjykata ka dhënë ndaj saj. Këto masa deri tani nuk mbrojnë dot hetimin e plotë ndaj Ballukut”, deklaroi deputeti demokrat, duke e cilësuar qëndrimin e mazhorancës si përpjekje për të penguar drejtësinë.
Gjykata Administrative e Tiranës rrëzoi kërkesën e aktores Anila Bisha për të ndaluar përdorimin e avatarit “Diella” dhe për të marrë 1 milion euro dëmshpërblim.
18:47 28 min më parë23.02.2026.
Autori
Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e PD dhe ka urdhëruar shfuqizimin e ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit, që u miratuan në seancat e para të legjislaturës së re vetëm me votat e mazhorancës.
16:19 1 h më parë23.02.2026.
Autori
Sipas kryetarit të grupit parlamentar të PS-së, mjafton pezullimi sepse duhet respektuar preuzumimi i pafajësisë.
16:01 2 h më parë23.02.2026.
Autori
Mes aseteve që dyshohet se burojnë nga veprimtari kriminale janë ndërtesa, godina, apartamente, troje, karburante dhe njësi shërbimi.
15:45 2 h më parë23.02.2026.
Autori
Përfaqësuesit e opozitës rekomanduan heqjen e imunitetit për zv.kryeministren dhe zbatimin e kërkesës së SPAK për arrestim.
15:29 2 h më parë23.02.2026.
Autori
Helikopteri që transportonte kryeministrin u ul i pari pranë ish-fushës së aviacionit në qytetin bregdetar. Pas tij u ul edhe helikopteri i vogël i të ftuarve.
15:15 3 h më parë23.02.2026.
Autori
Pritet të hartohet një raport përfundimtar, rreth çështjes së imunitetit të zv.kryeministres, që do t’i paraqitet Kuvendit më datën 5 mars.
14:32 3 h më parë23.02.2026.
Autori
Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro ka zhvilluar një takim pune me drejtuesit e Zyrave Vendore Arsimore për organizimin e testimit ndërkombëtar PIRLS 2026, ku Shqipëria do të përfaqësohet me 180 shkolla gjatë muajit mars.
13:48 4 h më parë23.02.2026.
Autori
Dy dëshmitarë janë intimiduar më datë 20 nëntor 2025, prokurorët kanë paraqitur edhe provat me bisedat e transkriptuara të kërcënimeve.
13:38 4 h më parë23.02.2026.
Autori
Komente (0)