Berisha i reagon kryeministrit, bën thirrje për pjesëmarrje në protestë: Rama në rreth të kuq

Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, ku ky i fundit mbrojti Belinda Ballukun dhe ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, të cilat janë nën hetim nga SPAK, ka reaguar kreu demokrat Sali Berisha.

26.02.2026. 16:01

Në një video-mesazh në rrjetet sociale, Berisha akuzoi Ramën se ka sulmuar drejtësinë dhe institucionin e akuzës, duke theksuar se reagimi i tij lidhet me çështje që, sipas opozitës, prekin rrethin e afërt të kryeministrit. “Edi Rama, në fjalën e tij, sulmoi në mënyrën më të verbër drejtësinë, i vetëdijshëm se është tashmë në rreth të kuq”, u shpreh Berisha.

Ai e akuzoi kreun e qeverisë për mashtrim lidhur me standardet e dorëheqjes në vende të tjera. “Mashtroi në mënyrën më të paskrupullt. U tha shqiptarëve se ministrat në Gjermani japin dorëheqjen si detyrim moral. Një mashtrim me bisht”, deklaroi ai, duke shtuar se edhe në Shqipëri ka pasur raste dorëheqjesh dhe heqje imuniteti në të kaluarën.

Berisha u ndal veçanërisht te mbrojtja që Rama i bëri Mirlinda Karçanajt. “I gjithë fjalimi i tij përqendrohej te integriteti i lartë i Mirlindës së AKSHI-t. Qesharake!”, tha ai, duke shtuar: “Linda nuk është gjë tjetër veçse prestanome e Lindës tjetër, e gjysmës më të mirë të Edi Ramës.”

Sipas Berishës, reagimi i kryeministrit lidhet me frikën nga hetimet. “Për Edi Ramën, antikorrupsioni, kur cenohet ai dhe rrethi i tij, është më i rrezikshëm se vetë korrupsioni”, deklaroi ai.

Lideri i opozitës bëri thirrje për mobilizim qytetar. “Ka vetëm një zgjidhje. Është guximi juaj. E shtuna, në orën 18:00, është dita juaj”, u shpreh Berisha, duke ftuar qytetarët në protestë kundër qeverisë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)