Përplasje për imunitetin e Ballukut, mes tensioneve në Kuvend votëbesohen ministrat e rinj
Dekreti i Presidentit Begaj për emrat e rinj të qeverisë u votua në Kuvend vetëm me votat e maxhorancës, teksa opozita protestonte në foltoren e Kuvendit për të drejtën e fjalës.
Me votat e mazhorancës socialiste u miratuan sot në Kuvend ndryshimet në kabinetin qeveritar, në një seancë të shoqëruar me tensione dhe përplasje me opozitën.
Deputetët e Partisë Demokratike bllokuan për disa minuta foltoren e Kuvendit, duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të punimeve, ndërsa kryeparlamentari Peleshi e cilësoi tentativën e tyre një “skenar pa sens për të prishur seancën”.
Seanca nisi me debate mes mazhorancës dhe opozitës lidhur me kërkesën e SPAK për arrestimin e zv/kryeministres, Belinda Balluku. Opozita kërkoi përfshirjen në rendin e ditës të raportit të saj për heqjen e imuniteti me kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, që akuzoi mazhorancën për zvarritje të procedurës, duke theksuar se ka mbetur vetëm një javë që kërkesa të konsiderohet e rrëzuar.
Kreu i demokratëve Sali Berisha në seancë plenare e konsideroi çështjen e Belinda Ballukut si një çështje ndërkombëtare, që rrezikon rrugën e integrimit.
Spiropali u shpreh e habitur se si shkarkimin e saj e paralajmëroi Berisha në Parlament, ndërsa kreu i PD e cilësoi Spiropalin viktimë të Belinda Ballukut dhe betejës për pushtet mes klaneve në Partinë Socialiste.
Nga ana tjetër, drejtuesi i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, deklaroi se mazhoranca është brenda afatit dyjavor për hartimin e raportit të saj, i cili do të paraqitet në seancën e 12 marsit, së bashku me raportin e opozitës.
Pas votimit në Kuvend, ministrat e rinj pritet të paraqiten në Presidencë përpara Bajram Begaj, ku do të kryejnë betimin në Kushtetutë, për të marrë zyrtarisht detyrën.
Kujtojmë se kreu i shtetit dekretoi riformatimin e kabinetit 48 orë pasi zhvilloi një takim me kryeministrin Edi Rama.
Shkarkimet:
Zv/kryeministrja dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës - Belinda Balluku - 85 vota
Ministrja e Jashtme - Elisa Spiropali - 83 vota
Ministri i Mbrojtjes - Pirro Vengu - 81 vota
Ministrja e Brendshme - Albana Koçiu - 83 vota
Ministri i Drejtësisë - Besfort Lamallari - 83 vota
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin - Toni Gogu - 82 vota
Emërimet:
Albana Koçiu - zv/Kryeministre (83 vota pro, 3 kundër)
Ferit Hoxha - Ministër i Jashtëm (83 pro, 4 kundër)
Besfort Lamallari - Ministër i Brendshëm (83 vota pro, 4 kundër)
Ermal Nufi - Ministër i Mbrojtjes (83 vota pro, 6 kundër)
Toni Gogu - Ministër i Drejtësisë (83 vota pro, 5 kundër)
Enea Karakaçi - Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë (83 vota pro, 6 kundër)
Eriona Ismaili - Ministre e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin (82 vota pro, 4 kundër)
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Mark Rutte ka nisur vizitën zyrtare në Shkup, e para si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. Ai u prit nga ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski dhe më pas nga presidentja e vendit. Gordana Siljanovska-Davkova.
Sali Berisha kërkoi edhe njëherë nga mazhoranca që të çojë në Kuvend raportin për imunitetin e Belinda Ballukut. Sipas tij, socialistët po shkelin Kushtetutën me qëndrimin e tyre.
Lëvizja e Spanjës vjen pasi baza britanike në Akroitiri u godit nga një dron iranian, i lëshuar nga Libani të dielën e kaluar, duke ngritur shqetësime të mëdha në lidhje me standardin e mbrojtjes ajrore lokale.
Deputeti socialist Braçe ka debatuar me ministren Kumbaro për vënien në funksion të shkollës “11 janari”, rindërtimi i së cilës është vonuar përtej afateve.
Pas votimit në Kuvend me 83 vota, shtatë anëtarët e rinj të qeverisë do të betohen mëngjesin e të premtes para kreut të shtetit Bajram Begaj, për të nisur kështu zyrtarisht detyrën e tyre.
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 33-vjeçar i cili qarkullonte me armë zjarri me municion. Pas informacioneve të marra në rrugë operative, policia e kapi të riun në zonën e Astirit gjatë orëve të natës.
Deputeti socialist Braçe ka debatuar me ministren Kumbaro për vënien në funksion të shkollës “11 janari”, rindërtimi i së cilës është vonuar përtej afateve.
Sali Berisha kërkoi edhe njëherë nga mazhoranca që të çojë në Kuvend raportin për imunitetin e Belinda Ballukut. Sipas tij, socialistët po shkelin Kushtetutën me qëndrimin e tyre.
Autoriteti i Konkurrencës ka nisur menjëherë monitorimin e tregut pas sinjalizimeve se çmimi i bukës në Korçë është rritur nga 120 lekë në 150 lekë, duke e rritur në mënyrë të njëkohshme me mbi 25 për qind.
Situata me barnat dhe pajisjet në Spitalin Onkologjik në QSUT ka çuar në një plan të minstres së Shëndetësisë Evis Sala për transformim të shërbimit onkologjik në të gjithë vendin.
Kreu i demokratëve Sali Berisha në seancë plenare e konsideroi çështjen e Belinda Ballukut si një çështje ndërkombëtare, që rrezikon rrugën e integrimit.
Komente (0)