U votuan në Kuvend, betohen të premten ministrat e rinj të qeverisë

Pas votimit në Kuvend me 83 vota, shtatë anëtarët e rinj të qeverisë do të betohen mëngjesin e të premtes para kreut të shtetit Bajram Begaj, për të nisur kështu zyrtarisht detyrën e tyre.

05.03.2026. 13:16

"Anëtarët e Këshillit të Ministrave, të dekretuar nga Presidenti i Republikës, do të kryejnë betimin përpara Presidentit të Republikës në ceremoninë që do të zhvillohet ditën e premte , më 6 mars 2026, ora 10:00. Ceremonia e betimit do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave", njofton presidenca. 

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)