Me dy shishe ujë në Kuvend, ‘Neomalësorja’ ngre alarmin për ndotjen e lumit Drin
Në njërën prej shisheve që ‘Neomalësorja’ mbante në duar gjendej ujë i pastër si kristal, ndërsa në tjetrën ujë i turbullt me ngjyrë të verdhë në kafe, si për të treguar ndryshimin që uji në rrjedhën e Drinit ka pësuar ndër vite.
“Lumi as nuk pret, as nuk bën politikë”. Me këto fjalë dhe dy shishe ujë në duar, deputetja socialiste e qarkut Shkodër, Marjana Koçeku, u paraqit në seancën e sotme parlamentare, duke ngritur nga foltorja e Kuvendit alarmin për ndotjen e lumit Drin.
Në njërën prej shisheve që ‘Neomalësorja’ mbante në duar gjendej ujë i pastër si kristal, ndërsa në tjetrën ujë i turbullt me ngjyrë të verdhë në kafe, si për të treguar ndryshimin që uji në rrjedhën e Drinit ka pësuar ndër vite.
“Kam ardhur sot jo me raporte, as me statistika, por me dy shishe me ujë. Ky është uji i Drinit siç e mban mend gjyshi im, i gjallë, i ftohtë, i pastër, siç ka qenë dikur. Ndërsa ky, është uji i Drinit sot siç e shohin mijëra vizitorë dhe mysafirë që vijnë nga të tëra anët e botës për të parë Shqipërin. Sot janë mbi 30 bujtinarë që nuk kanë një përgjigje për turistët që pyesin se ç’po ndodh me Drinin. Turistët largohen më herët ose nuk rikthehen duke sjellë një dëm të madh ekonomik”, u shpreh deputetja.
Foto: LSA
Sipas saj, cilësia e ujit është përkeqësuar ndjeshëm, pavarësisht përpjekjeve për pastrim, ku janë larguar rreth 30 ton mbetje plastike. Koçeku theksoi se situata po ndikon drejtpërdrejt edhe në turizëm, duke sjellë pasoja ekonomike për zonën.
“Është pasojë e dy shteteve shqiptare që ende nuk kanë mundur të zgjidhin bashkë një problem të përbashkët. Unë sot po kërkoj pikërisht këtë: ta zgjidhim bashkë. Zgjidhja ekziston dhe ekspertët e kanë thënë. Së pari, na duhet një marrëveshje ndërkufitare mes Shqipërisë e Kosovës dhe veprim konkret. Së dyti, rrjeta e barriera në rrjedhën e Drinit të Bardhë e të Zi për me dalë mbetjet para se të kalojë kufirin. Së treti, investim në impiante pastrimi të ujërave të zeza në komunat kosovare përgjatë Drinit me bashkëfinancim prej BE, i cili ka tashmë 50 milionë euro të alokuara për ujin në veri. Së katërti, monitorim të vazhdueshëm, jo 4 herë në vit, por çdo muaj dhe me raporte publike. Kjo shishe nuk ka ngjyrën e Shqipërisë, as të Kosovës. Ka ngjyrën e dështimit të dy shteteve për të mbrojtur atë që është më e rëndësishmja: ‘Natyrën, ujin, të ardhmen tonë’”, deklaroi ajo.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Furnizuesi ‘Air BP Italia’, një nga operatorët kryesorë, lëshoi një buletin aeronautik drejtuar linjave ajrore, duke i informuar ato se për ditët e ardhshme, deri më 9 prill, kufizimet e karburantit do të zbatohen në të katër aeroportet.
Nën dritën e qirinjve dhe i shoqëruar nga rreth 30,000 besimtarë, papa 70-vjeçar mbajti kryqin prej druri nëpër të gjitha 14 stacionet e Rrugës së Kryqit, në ndërtesën e lashtë romake, e cila ishte një vend martirizimi për shumë nga të krishterët e hershëm.
Zyrtarët amerikanë i kanë zbuluar korrespondentit të Al Jazeeras në Uashington disa detaje të tjera rreth operacionit të shpëtimit për anëtarin e dytë të ekuipazhit të avionit F-15 të rrëzuar në Iran. Operacioni filloi me të rënë errësira, por u zhvillua edhe në ditën, duke zgjatur disa orë.
Sipas të dhënave zyrtare, 68-vjeçari ishte arrestuar më 12 mars 2026 për veprën penale “dhunë në familje” dhe më pas ishte transferuar në IEVP Lezhë, në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Durrësit.
Ministria e Jashtme po kërkon të ndërtojë një rezervë të struktruar profesionistësh në fushën e politikës së jashtme përmes një nisme ku i kërkon profesionistëve ti bashkohen MEPJ-së.
Dy persona të moshave 25 dhe 30 vjeç janë gjetur të pajetë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kamenicë të Korçës, ku janë gjetur trupat e dy të rinjve, të dyshuar emigrantë të paligjshëm.
Në fjalën e tij, Imzot Dodaj kishte një apel edhe për politikën dhe institucionet, duke kërkuar ndershmëri dhe më shumë përgjegjësi në drejtimin e vendit.
Komente (0)