Një zhvillim i rëndësishëm për biodiversitetin shqiptar është raportuar më 8 dhjetor 2025, ku dy individë të dyshuar të shqiponjës së detit (Haliaeetus albicilla) janë vërejtur në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta.
Vrojtimi, i publikuar në “Regjistrin Elektronik të Specieve Shqiptare”, është shoqëruar me fotografi dhe është realizuar nga Steffen Tanzer.
Megjithëse cilësia e fotos është e kufizuar, specialistët e ornitologjisë vlerësojnë se karakteristika si sqepi i madh dhe ngjyra blu e pendës, tipike për individët juvenilë, rrisin ndjeshëm mundësinë që të bëhet fjalë për shqiponjën e detit.
Historikisht, ky shpend ka qenë i pranishëm në Shqipëri që nga shekulli XIX dhe ka folezuar deri në vitet ’80, me çiftin e fundit të njohur pikërisht në zonën Divjakë-Karavasta. Vrojtimi i fundit i konfirmuar daton rreth 25 vjet më parë.
Ekspertët e shohin këtë raportim si një shpresë reale për rikthimin e shqiponjës së detit në Shqipëri, sidomos në kushtet e rritjes së popullatës së saj në vendet e rajonit dhe forcimit të masave të mbrojtjes së natyrës.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)