Është diagnostikuar rasti i parë me fruth në Shqipëri. Burime shëndetësore bëjnë me dije se pacienti është një fëmijë, i cili ka ardhur së fundmi nga Anglia dhe rezulton i pavaksinuar ndaj fruthit.
Fëmija po trajtohet aktualisht në shërbimin e pediatrisë infektive dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve specialistë. Gjendja e tij shëndetësore po monitorohet nga afër.
Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) ka kryer menjëherë hetimin epidemiologjik për rastin në fjalë. Sipas ISHP-së, deri në këto momente nuk ka të dhëna për raste të tjera të infektuara apo përhapje të sëmundjes te fëmijë të tjerë.
Mjekët dhe ekspertët e ISHP-së u bëjnë thirrje prindërve të tregojnë kujdes dhe të vaksinojnë fëmijët sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit, duke theksuar se vaksinimi është mënyra më efektive për parandalimin e fruthit dhe komplikacioneve që ai mund të shkaktojë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)