Napoli mundi Juventusin 2-1 në ndeshjen kryesore të javës së 14-të të Serie A dhe u rikthye në krye të renditjes, i ndjekur nga Interi.
Protagonist absolut i takimit u shpall Hojlund, autor i një dopiete. Golin e parë e shënoi në minutën e 7-të pas asistit të Neres, ndërsa të dytin në minutën e 78-të me një goditje me kokë pas një devijimi të pavullnetshëm të McKennie. Për Juventusin shënoi Yildiz në minutën e 59-të, në gjuajtjen e parë në portë të bardhezinjve.
Skuadra e Contes dominoi pjesën e parë dhe, pavarësisht barazimit të përkohshëm, e meritoi fitoren falë një Hojlundi në super formë dhe një Neresi të pandalshëm.
Napoli, megjithëse me mungesa të shumta në mesfushë, diti të menaxhojë më mirë ndeshjen. Juventus tregoi shumë pak në sulm dhe u mbështet vetëm te shpikjet e Yildiz dhe përpjekja e McKennie.
Përpjekjet e Juventusit nuk sollën rezultat dhe Napoli mbylli vitin 2025 i pamposhtur në stadiumin Maradona.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Një 82 vjeçar që ishte shpallur i zhdukur nga familjarët është gjetur pa jetë në Klos. I moshuari dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga një lartësi e madhe.
Mediat raportojnë ndërkohë se Irani po intensifikon sulmet brenda këtyre 48 orëve, që konsiderohen si kyçe për një takim të mundshëm mes delegacioneve të SHBA dhe Iranit.
Sipas mediave ukrainase, disa anëtarë të ekipit dhe stafit teknik të kombëtares kanë rënë pre e një grabitjeje në dhomat e zhveshjes gjatë qëndrimit të tyre në Benidorm të Spanjës, ku po përgatiteshin për gjysmëfinalen e play off-it ndaj Suedisë.
Edhe pse ëndrra për Botërorin u ndërpre, Kombëtarja shqiptare la pas një paraqitje që ka marrë vlerësime të larta, jo vetëm nga tifozët, por edhe nga drejtuesit më të lartë të futbollit në vend.
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka reaguar pas humbjes ndaj Polonisë, duke mbrojtur zgjedhjet e tij dhe duke theksuar se skuadra është në një proces rritjeje, pavarësisht rezultatit negativ.
Kapiteni Gjimshiti u shpreh se Shqipëria nuk e meritonte rezultatin që mori me Poloninë. Sipas tij, djemtë kuqezinj shpërdoruan raste të rëndësishme para portës.
Kombëtarja e Kosovës këtë të enjte në orën 20:45 do të përballet me Sllovakinë në kuadër të gjysmëfinales së ‘play-off’-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Komente (0)