Anis Mehmeti po vazhdon të konfirmohet si një nga lojtarët më në formë në Championship, duke lënë sërish gjurmë me fanellën e Bristol Cityt në Angli.
Mesfushori shqiptar ishte protagonisti kryesor në transfertën ndaj West Bromwich, ku zhbllokoi rezultatin që në minutën e pestë të takimit. Edhe pse mbrojtja kundërshtare ishte e pozicionuar mirë, 24-vjeçari guxoi nga distanca dhe realizoi një gol spektakolar, duke e bërë të dukej i thjeshtë një veprim që pak kush e priste.
Ky ishte goli i shtatë për Mehmetin në këtë sezon të Championship, ku ai ka regjistruar gjithashtu edhe gjashtë asistime, shifra që e rendisin ndër lojtarët më vendimtarë të skuadrës së tij. Pavarësisht formës së shkëlqyer dhe sezonit të dytë radhazi në nivele të larta në Angli, mesfushori vazhdon të mbetet jashtë planeve të Kombëtares.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)