Salah mposht Afrikën e Jugut, Egjipti fluturon në 1/8-at e Kupës së Afrikës

Penalltia e sulmuesit i dha fitoren “faraonëve”, polemika për vendimin e sistemit VAR dhe tension në fund të ndeshjes.

26.12.2025. 19:03

Salah mposht Afrikën e Jugut, Egjipti fluturon në 1/8-at e Kupës së Afrikës

Egjipti siguroi kualifikimin në fazën e 1/8-ave të Kupës së Afrikës falë fitores së vuajtur, por shumë të rëndësishme, me rezultatin minimal 1-0 ndaj Afrikës së Jugut. Ndeshja ishte e luftuar dhe plot tension, ndërsa Mohamed Salah rezultoi vendimtar.

“Faraonët” i’a dolën falë eksperiencës dhe cilësisë së lojtarëve kryesorë. Momenti vendimtar ishte ai i minutës së 45-të: pas një ndërhyrjeje të VAR-it dhe mes polemikave të afrikano-jugorëve, arbitri akordoi penallti për Egjiptin.

Nga pika e bardhë, Mohamed Salah u tregua i ftohtë, duke realizuar me stil “panenka” dhe zhbllokoi rezultatin. Në pjesën e dytë, Egjipti menaxhoi avantazhin dhe pavarësisht tensionit në minutat e fundit, rezultati mbeti i pandryshuar.

Me këtë fitore 1-0, Egjipti siguron kalimin në fazën tjetër të Kupës së Afrikës, duke forcuar ambiciet për të shkuar sa më larg në këtë turne. Ky ishte rezultati i 12-të pozitiv me radhë, teksa ekipi fluturon me Mohamed Salah.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)