Pisa “zgjon bishën” tek Interi, i shënon 2 gola, por pëson 6

Interi ka reaguar në mënyrë spektakolare duke përmbysur disavantazhin e dy golave dhe duke mposhtur Pisën me rezultatin e thellë 6-2, në një ndeshje dramatike të Serie A.

23.01.2026. 22:57

Pisa “zgjon bishën” tek Interi, i shënon 2 gola, por pëson 6

Interi ka reaguar në mënyrë spektakolare duke përmbysur disavantazhin e dy golave dhe duke mposhtur Pisën me rezultatin e thellë 6-2, në një ndeshje dramatike të Serie A. Fitorja u jep zikaltërve suksesin e nëntë në 10 ndeshjet e fundit në kampionat, duke u shkëputur me gjashtë pikë në krye të renditjes.

Ndeshja nisi në mënyrë të pabesueshme për vendasit, teksa Pisa kaloi në avantazh pas një gabimi të portierit Yann Sommer, të shfrytëzuar mjeshtërisht nga Stefano Moreo. I njëjti lojtar dyfishoi shifrat pak më vonë me një goditje me kokë, duke tronditur “San Siron”.

Megjithatë, Inter reagoi fuqishëm. Piotr Zielinski shënoi nga pika e bardhë, ndërsa Lautaro Martínez barazoi me kokë. Përmbysja u kompletua brenda pjesës së parë nga Pio Esposito, i cili realizoi golin e tretë për zikaltërit.

Në pjesën e dytë, loja u dominua plotësisht nga Interi. Federico Dimarco shënoi me një volej spektakolar, ndërsa Ange-Yoan Bonny dhe Henrikh Mkhitaryan vulosën rezultatin përfundimtar 6-2.

Kjo fitore e mban Interin në avantazh komod në garën për titull, ndërsa Pisa zhytet në fund të tabelës, duke zgjatur serinë pa fitore në 11 ndeshje radhazi.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)