Lojtari bardheblu humbi tragjikisht vajzën, ndeshja Tirana–Flamurtari shtyhet të dielën

Vendimi nga Federata e Futbollit pas dakordësisë me të dy klubet, në shenjë respekti dhe solidariteti.

24.01.2026. 10:16

Lojtari bardheblu humbi tragjikisht vajzën, ndeshja Tirana–Flamurtari shtyhet të dielën

Pas tragjedisë në familjen e Freddy Alvarez, ku futbollisti i Tiranës humbi në mënyrë tragjike vajzën, në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, i gjithë futbolli në vend është solidarizuar. FSHF vendosi të shtyjë për të dielën, ndeshjen që ishte përcaktuar të luhej sot ndërmjet bardhebluve dhe Flamurtarit.

Pasi i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta lojtarit të Tiranës dhe familjes së tij, Federata Shqiptare e Futbollit theksoi se “në dakordësi me klubin e Tiranës dhe klubin e Flamurtarit”, u vendos shtyrja e ndeshjes në “Selman Stërmasi” si shenjë “respekti dhe solidariteti në këtë moment të rëndë”

Takimi Tirana-Flamurtari do të luhet nesër, në të njëjtën orë, pra më 13:30 në stadiumin e kryeqytetit. Federata e Futbollit theksoi se i qëndron pranë Freddy Alvarez, familjes së tij dhe KF Tiranës në këtë moment zie.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)