Ndryshime në nivel drejtuesi në administratë, Genti Gazheli ikën nga Doganat
Qeveria pritet të miratojë sot një seri vendimesh që sjellin ndryshime të rëndësishme në drejtimin e institucioneve kyçe shtetërore.
13:06 1 ditë më parë28.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Procesi i përgatitjes për zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit ka hyrë në fazën vendimtare, teksa Komisioni i Verifikimit ka përmbyllur shqyrtimin e kandidaturave dhe delegatëve për Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore.
Procesi i përgatitjes për zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit ka hyrë në fazën vendimtare, teksa Komisioni i Verifikimit ka përmbyllur shqyrtimin e kandidaturave dhe delegatëve për Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore. Mbledhja e radhës u zhvillua pas mbylljes së afatit zyrtar të dorëzimit të kandidaturave, në përputhje me Rregulloren e Asamblesë së Përgjithshme të FSHF.
Gjatë verifikimeve, Komisioni analizoi propozimet e paraqitura nga anëtarët e Asamblesë, duke vlerësuar përmbushjen e kritereve statutore, integritetin dhe përputhshmërinë me kërkesat ligjore të procesit zgjedhor. Në përfundim, u konstatua se 13 kandidatë për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv kanë siguruar dy propozimet e nevojshme dhe plotësojnë kushtet për të qenë pjesë e garës.
Lista e kandidatëve për Komitetin Ekzekutiv, sipas rendit alfabetik, përfshin: Abdyl Kuriu, Anila Basha, Arben Dervishaj, Armando Cungu, Blendi Fevziu, Edmond Hasanbelli, Envi Hicka, Erind Resuli, Ervin Canollari, Geri Çipi, Gjergji Petro, Lutfi Nuriu dhe Pano Xhixho.
Sa i përket postit të Presidentit të FSHF-së, Komisioni bëri të ditur se është regjistruar kandidatura e Armand Dukës, e propozuar nga 33 anëtarë të federatës.
Ndërkohë, është zyrtarizuar edhe lista e delegatëve të anëtarëve të FSHF-së që do të marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme, sipas numrit të përcaktuar në Vendimin nr. 1, datë 03.12.2025.
Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e FSHF do të mbahet më 16 shkurt 2026, në orën 10:00, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, ku do të zgjidhen Presidenti dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv për mandatin e ri katërvjeçar.
Partizani ka arritur marrëveshje me nigerianin David Fadairo për forcimin e sulmit në pjesën e mbetur të sezonit.
18:08 2 h më parë29.01.2026.
Autori
Maldini shqiptar nuk do të jetë më në organikën e Arsenalit. Ekipi londinez e ka transferuar 20 vjeçarin në Ligën e dytë.
16:34 4 h më parë29.01.2026.
Autori
Mesfushori i Inter pritet të udhëtojë prej mbrëmjes së sotme drejt Stambollit, për të vulosur huazimin te gjigandët turq.
14:53 5 h më parë29.01.2026.
Autori
Thuajse në çdo edicion të Lojërave ka tentativa sabotimi, shkatërrimi të infrastrukturave kritike apo mashtrimi online.
12:30 8 h më parë29.01.2026.
Autori
Momenti më fantastik që mund të ofrojë futbolli: Të mundësh Realin duke u kualifikuar në Champions në sekondat e fundit, falë një heroi të pazakontë.
10:53 9 h më parë29.01.2026.
Autori
Transferimi do të realizohet me formulën e huazimit me të drejtë blerje, mungojnë vetëm disa detaje burokratike mes zikaltërve dhe klubit nga Stambolli.
10:28 10 h më parë29.01.2026.
Autori
Pas përfundimit të fazës së grupeve, përcaktohen alternativat për çiftet e mundshme që do të luajnë për një vend në 1/8.
09:19 11 h më parë29.01.2026.
Autori
Brejtësi është parë të qarkullonte në pjesën e poshtme të fushës, mes kabujve të kamerave dhe të sistemit të fonisë.
14:16 1 ditë më parë28.01.2026.
Autori
Vetëm dy vjeç dhe tashmë pjesë e historisë së rekordeve botërore. Jude Owens, një fëmijë nga Mançesteri, ka habitur botën e sportit duke realizuar dy rekorde Guinness, si personi më i ri në histori që realizon dy goditje spektakolare në bilardo.
11:48 1 ditë më parë28.01.2026.
Autori
Komente (0)