Pas 8 orësh bllokim, hapet rruga Librazhd- Qafë Thanë
Pas tetë orësh bllokim është hapur një korsi e rrugës Librazhd- Qafë Thanë, në vendin e quajtur Dragostunjë.
19:55 1 ditë më parë01.02.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Mënyra dhe shpejtësia me të cilën Elazigspor i kreu transferimet në vitin 2019, e bëjnë këtë rast pothuajse unik në botë.
Pas përfundimit të afatit të transferimeve të dimrit në ligat më të mëdha europiane, ia vlen të rikujtohet një ndodhi që bëro mjaft bujë në merkaton e futbollit. Protagonist ishte klubi turk i Elazigspor-it, që militonte në Ligën e Parë, ose ndryshe niveli i dytë i futbollit në vend.
Në janarin e vitit 2019, merkato e riparimeve në mesin e sezonit në Turqi u trondit nga një ngjarje e pazakontë. Klubi nga qyteti i Elazig, në pjesën aziatike të vendit, realizoi plot 22 blerje futbollistësh, në vetëm dy orë. Gjithçka ndodhi në ditën e fundit të merkatos.
Një numër kaq i madh transferimesh është i rrallë në vetvete kur kryhet edhe në verë, atëherë kur nisin projektet e reja dhe ka kohë për të guxuar të ndryshosh gjithçka në skuadër. Por, mënyra dhe shpejtësia me të cilën Elazigspor i kreu transferimet, e bëjnë këtë rast pothuajse unik në botë.
Klubi publikoi një seri njoftimesh në rrjetet sociale zyrtare, duke “përmbytur” profilin e tij në Tëitter me emra të rinj. Nga 22 lojtarët e afruar, 12 ishin transferime me kontrata afatgjata, ndërsa 10 futbollistë të tjerë në formë huazimi. Kjo bëri që përbërja e skuadrës të ndryshonte rrënjësisht në pak orë.
Arsyeja që fshihet pas ditës së “çmendur” në merkato ishte e thjeshtë: Elazigspor ishte dënuar nga Federata Turke dhe nuk ishte në gjendje të afronte lojtarë të rinj. Pasi zgjidhën problemet me pagesat dhe çështjet burokratike, merkato për klubin u zhbllokua vetëm në orët e fundit të merkatos.
Sapo u hoq dënimi, drejtuesit e klubit reaguan menjëherë. Presidenti i Elazigsporit e quajti këtë një “sipërmarrje të jashtëzakonshme”. Në fakt ai mbetet një operacion i rrallë në futbollin modern, që e bën Elazigspor-in protagonist absolut të merkatos në Turqi dhe në Europë.
Detajet e ceremonisë hapëse të Olimpiadës Dimërore, për herë të parë në histori do të zhvillohet paralelisht nga dy lokacione të ndryshme.
18:01 1 min më parë03.02.2026.
Autori
Një deklaratë e presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në Ukrainë, duke rikthyer në qendër të debatit rolin e sportit përballë luftës dhe agresionit politik.
17:54 8 min më parë03.02.2026.
Autori
Nicolas Giani, ish lojtar i njohur i Interit është ndarë nga jeta në moshën 39-vjeçari.
16:17 1 h më parë03.02.2026.
Autori
Udinese ka regjistruar dy fitore radhazi në Serie A për herë të parë që nga muaji shtator, pasi mposhti minimalisht 1-0 Romën në një ndeshje të luftuar fort në “Dacia Arena”.
23:02 19 h më parë02.02.2026.
AutoriFutbolli në zi për humbjen e Ioan Evans, një sulmues i ekipit uellsian Afan Lido, i cili ndërroi jetë tragjikisht në moshën e re 25 vjeçare.
17:30 1 ditë më parë02.02.2026.
Autori
Cristiano Ronaldo raportohet se ka vendosur të mungojë në ndeshjen e radhës së Al Nassr kundër Al-Riyadh, si shenjë e revoltës së tij për investimet e munguara në merkaton e dimrit.
13:30 1 ditë më parë02.02.2026.
Autori
Carlos Alcaraz fitoi finale pulsuese të Australian Open për t'u bërë lojtari më i ri që kompleton një Grand Slam në karrierë, duke i dhënë fund përpjekjes së fundit të Novak Djokovic për të fituar titullin e 25-të të madh.
17:01 2 ditë më parë01.02.2026.
AutoriCarlos Alcaraz ka fituar trofeun e parë të Australian Open në karrierën e tij, duke mposhtur në finale, legjendën e tenisit, serbin Novak Djokoviç.
13:25 2 ditë më parë01.02.2026.
AutoriKlubi i Partizanit doli me një njoftim në lidhje me gjendjen e futbollistit Saliu Sembene, i cili u shemb në fushë gjatë ndeshjes së mbrëmshme me Elbasanin. "Demat e Kuq" sqarojnë se lojtari gëzon shëndet të plotë dhe i është bashkuar skuadrës në ambientet e hotelit të klubit.
10:57 2 ditë më parë01.02.2026.
Autori
Komente (0)