Sulmi me fishekzjarrë ndaj portierit të Kremonezes, Emil Audero, në javën e fundit të Serisë A, do t’i kushtojë një gjobë prej 50 mijë eurosh klubit të Interit.
Ziklatërit u gjobitën sot nga Gjykatësi Sportiv dhe përveç faturës financiare morën edhe një paralajmërim se në rast të përsëritjes së një incidenti të ngjashëm, sanksionet mund të përfshijë detyrimin për të luajtur një ose më shumë ndeshje me një ose më shumë sektorë pa tifozë ose një ndalim hyrjeje në fushë për një periudhë të caktuar deri në dy vjet.
Ky vendim vjen pasi Ministria e Brendshme ua ndaloi tifozëve të Interit që të udhëtojnë për në ndeshje jashtë fushe deri më 23 mars.
Gjoba, siç thuhet në deklaratën e Gjyqtarit Sportiv, iu dha klubit zikaltër sepse mbështetësit e tyre "gjatë ndeshjes, hodhën materiale të ndryshme piroteknike (fishekzjarre dhe bomba tymuese) në fushë”.
“Në veçanti, në minutën e 3-të të pjesës së dytë, shpërthimi i një fishekzjarri të hedhur pranë një lojtari të ekipit kundërshtar shkaktoi tronditjen e menjëhershme të lojtarit dhe pezullimin e ndeshjes për afërsisht tre minuta. Duke vënë në dukje se, megjithëse këto janë fakte veçanërisht serioze, ky Gjyqtar duhet të vlerësojë në mënyrë adekuate, si zbutje, sjelljen e gatshme dhe bashkëpunuese të Klubit për qëllime të identifikimit pothuajse të menjëhershëm të atyre që janë përgjegjës për incidentin si dhe shkëputjen e qartë nga aktet e dhunshme, të demonstruara në mënyrë aktive edhe nga lojtarët në fushë, gjatë ndeshjes dhe në fund të saj”, thuhet më tej.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)