Gol dhe asist, Rey Manaj shkëlqen përkrah Ethemit te Sivasspor
Përpos sulmuesit kuqezi festoi edhe shqiptari i Maqedonisë së Veriut, Valon Ethemi që realizoi dy gola.
14:46 1 h më parë23.02.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Trazirat civile të shkaktuara nga vrasja e bosit të kartelit më të fuqishëm të drogës kanë ngritur pikëpyetje serioze rreth sigurisë së eventit.
Kupa e Botës 2026 është përfshirë nga pasiguria, pasi Meksika, një nga tre vendet organizatore të turneut së bashku me SHBA-në dhe Kanadanë, po përballet me trazira të rënda civile pas eliminimit të bosit të kartelit më të fuqishëm të drogës. Nemesio Rubén Oseguera Cervantes, i njohur si “El Mencho” dhe lider i Kartelit Jalisco New Generation, u vra gjatë një operacioni ushtarak në shtetin Jalisco.
Pas vrasjes së tij, anëtarët e kartelit nisën sulme hakmarrëse në Guadalajara, një nga qytetet që gjatë verës do të presë ndeshje të Botërorit 2026. Sipas raportimeve, persona të armatosur pushtuan zona të ndryshme të qytetit, duke përfshirë aeroportin e Guadalajaras. Aty u panë turistë që largoheshin mes panikut, teksa dëgjoheshin të shtëna armësh.
Bandat kriminale ngritën qindra postblloqe, dogjën automjete dhe paralizuan pjesë të tëra të qytetit, duke e kthyer atë në një skenë që dëshmitarët e përshkruan si “zonë lufte”. Guadalajara, qyteti i dytë më i madh në Meksikë, së bashku me Mexico City dhe Monterrey do të presin 13 ndeshje të Kupës së Botës.
Nëse kualifikohet nga “play-off”, edhe Shqipëria mund të luajë një ndeshje në Monterrey, në Grupin F ku si rivalë janë Holanda, Japonia dhe Tunizia. Sipas programit, pas 108 ditësh Meksika pritet të organizojë dy ndeshjet e para të turneut, në datat 11 dhe 12 qershor. Guvernatori i Jalisco-s, Pablo Lemus Navarro, shpalli gjendjen e emergjencës. Aktivizimi i “kodit të kuq” ka pezulluar transportin publik, ngjarjet masive dhe prezencën fizike në shkolla.
Për shkak të përshkallëzimit të situatës, SHBA, Britania e Madhe dhe Kanadaja paralajmëruan qytetarët e tyre, duke i këshilluar të shmangin udhëtimet drejt Guadalajaras dhe zonave përreth. Autoritetet u kanë bërë thirrje atyre që ndodhen në zonë të qëndrojnë në ambiente të sigurta. Situata e krijuar ka ngritur pikëpyetje serioze mbi sigurinë në prag të Botërorit 2026.
Përpos sulmuesit kuqezi festoi edhe shqiptari i Maqedonisë së Veriut, Valon Ethemi që realizoi dy gola.
14:46 1 h më parë23.02.2026.
Autori
Trajneri argjentinas ka marrëveshje paraprake me zikaltërit, në fund të sezonit largohet pas 15 viteve nga “colchoneros”.
12:01 4 h më parë23.02.2026.
Autori
Në fushë, Crvena Zvezda dominoi plotësisht, duke e fituar ndeshjen me rezultatin 3-0. Ata ruajnë kreun e renditjes dhe ngjiten në kuotën e 57 pikëve, duke u shkëputur me katër pikë nga Partizani.
09:59 6 h më parë23.02.2026.
Autori
Ndërkohë, më 6 mars në Itali do të nisin Lojërat Paralimpike, ku sportistët nga Rusia dhe Bjellorusia do të lejohen të garojnë nën flamujt e tyre kombëtarë.
23:04 17 h më parë22.02.2026.
Autori
Kjo ishte një natë që hyn në histori për hokejin amerikan, me një fitore që e rikthen skuadrën te medalja olimpike pas afro gjysmë shkulli pritje.
21:23 19 h më parë22.02.2026.
Autori
Fitorja 4-1 në javën e 27-të të Premier League, bëri që ekipi i Mikel Artetës të rikthejë diferencën me 5 pikë ndaj Manchester City.
21:02 19 h më parë22.02.2026.
Autori
Kuqezinjtë u mposhtën 1-0 mes polemikave nga Parma dhe tashmë e shohin veten të shkëputur me 10 pikë nga kryesuesit e Serie A.
20:45 19 h më parë22.02.2026.
Autori
Fitore dramatike e të kuqve në Vlorë, portieri Qirko u shndërrua në hero duke pritur një penallti të vlonjatëve.
19:48 20 h më parë22.02.2026.
Autori
Katalanasit shfrytëzuan humbjen e Real Madrid, me suksesin e regjistruar rikthehen në krye të renditjes në La Liga me një pikë më tepër se rivalët.
19:37 21 h më parë22.02.2026.
Autori
Komente (0)