Futbollisti në Turqi i shpëton jetën një pulëbardhe duke i bërë CPR

Në minutën e 22-të të ndeshjes, portieri i Istanbul Yurdum Spor, Muhammet Uyanık, u përpoq ta largonte topin nga zona e tij. Topi goditi një pulëbardhë që fluturonte mbi fushë, duke bërë që zogu të binte në tokë.

24.02.2026. 18:19

Futbollisti në Turqi i shpëton jetën një pulëbardhe duke i bërë CPR

Një gjest human i kapur në video po bën xhiron e internetit. Në pamje shihet momenti kur një futbollist gjatë një ndeshjeje futbolli në Turqi, kryen CPR mbi një pulëbardhë dhe e kthen në jetë shpendin.

Skena ndodhi në finalen e Play-Off-eve të Ligës së Parë Amatore të Stambollit, një event që përcakton ngjitjen në kategori përmes ndeshjeve eliminatore. Ndeshja u zhvillua në Zeytinburnu të Stambollit, me kundërshtare ekipet Mevlanakapi Guzelhisar dhe Istanbul Yurdum Spor.

Në minutën e 22-të të ndeshjes, portieri i Istanbul Yurdum Spor, Muhammet Uyanık, u përpoq ta largonte topin nga zona e tij. Topi goditi një pulëbardhë që fluturonte mbi fushë, duke bërë që zogu të binte në tokë. Uyyannik tha se fillimisht nuk e kuptoi se çfarë kishte goditur derisa u afrua dhe kuptoi se ishte një pulëbardhë. Ai tha se ishte i tronditur dhe thellësisht i trishtuar.

Kapiteni i ekipit, Gani Chatan, ishte i pari që ju afrua zogut. Duke parë që pulëbardha nuk reagonte dhe po luftonte për të marrë frymë, ai instinktivisht kreu ringjalljen kardiopulmonare (CPR), duke aplikuar kompresime në gjoks.

Ai vazhdoi të bënte CPR për rreth dy minuta, derisa vuri re lëvizje në këmbët dhe sytë e shpendit. Më pas iu dha ujë dhe pulëbardha u nxor nga fusha e lojës, ku iu dorëzua stafit mjekësor të ndeshjes.

Chatan tha se nuk ka trajnim formal për ndihmën e shpejtë dhe e përshkroi veprimin e tij si një përpjekje spontane për të shpëtuar zogun.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)