Champions League: Luhet “klasikja” e Europës Man. City-Real, PSG sfidon Chelsea
Atalanta gjen në rrugën e saj Bayern Munchen, Barcelona do të provojë forcat përballë anglezëve të Newcastle. Ndeshjet e para të fazës së 1/8 do të luhen më 10 dhe 11 mars.
Shorti i fazës së 1/8 të Champions League rezervoi duele spektakolare. Më kryesori lidhet me sfidën ndërmjet Manchester City dhe Real Madrid. Përballjet ndërmjet këtyre dy skuadrave kanë qenë aq të shpeshta në edicionet e fundit, sa praktikisht kjo ndeshje është kthyer në një “klasike” të Europës.
Fituesi i këtij çifti do të ndeshet në çerekfinale me skuadrën që do të jetë më e mira në përballjen ndërmjet Bayern Munchen dhe Atalantës, me këta të fundit që janë skuadra e vetme italiane e mbetur në garë.
Nga krahu i majtë i tabelës, një tjetër sfidë e madhe është edhe ajo ndërmjet kampionëve në fuqi të Paris Saint Germain kundër anglezëve të Chelsea. Fituesi i këtij çifti do të përballet në çerekfinale me fituesin e duelit Galatasaray-Liverpool.
Foto: UEFA
Në krahun e kundër të rrugës drejt finales së Champions në Budapest, Barcelona do të ketë përballë anglezët e Newcastle. Duel tjetër shumë interesant është edhe ai ndërmjet Atletico Madrid dhe Tottenham. Surpriza Bodo/Glimt do të synojë një tjetër mrekulli, këtë herë kundër Sporting Lisbon, ndërsa Leverkusen do të sfidojë Arsenalin.
Ndeshjet e para të fazës së 1/8 do të luhen më 10 dhe 11 mars, ndërsa takimet e kthimit do të luhen në datat 17 dhe 18 mars.
Foto: UEFA
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Sali Berisha kërkoi edhe njëherë nga mazhoranca që të çojë në Kuvend raportin për imunitetin e Belinda Ballukut. Sipas tij, socialistët po shkelin Kushtetutën me qëndrimin e tyre.
Lëvizja e Spanjës vjen pasi baza britanike në Akroitiri u godit nga një dron iranian, i lëshuar nga Libani të dielën e kaluar, duke ngritur shqetësime të mëdha në lidhje me standardin e mbrojtjes ajrore lokale.
Deputeti socialist Braçe ka debatuar me ministren Kumbaro për vënien në funksion të shkollës “11 janari”, rindërtimi i së cilës është vonuar përtej afateve.
Çekia, Estonia, Finlanda, Letonia, Lituania, Polonia dhe Ukraina kanë vendosur të bojkotojnë ceremoninë në shenjë proteste ndaj një vendimi të debatueshëm të Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar.
Gjatë Botërorit 2022, sulmuesi i “seleçao” Rodrygo ishte protagonist i një momenti që u bë viral në rrjetet sociale: preku gjunjët e Ronaldos dhe tha se po përpiqej t’i “vidhte fuqinë”.
Federata Amerikane e Futbollit ka informuar homologët në Tiranë se për shkak të situatës së krijuar në Lindjen e Mesme, ka vendosur të mos udhëtojë drejt Turqisë, duke çuar në anulimin e ndeshjes me Kombëtaren e Shqipërisë U-21.
Një mbrëmje dramatike në “Arenën e Demave” dhuroi emocione, polemika dhe përmbysje. Partizani dhe Elbasani luftuan deri në minutën e fundit për një vend në gjysmëfinalen e Kupa e Shqipërisë, me miqtë që triumfuan 1-3 pas shtesave.
Dushan Petkoviç është djali i të ndjerit Ilija Petkoviç, ish-futbollist i njohur i Jugosllavisë dhe trajner i përfaqësueses së Serbisë dhe Malit të Zi në Kupën e Botës të vitit 2006.
Komente (0)