Anis Mehmeti ka gjetur golin e dytë me fanellën e Ipswich Town, duke vazhduar momentin e tij pozitiv në Championship.
Sulmuesi kuqezi realizoi një gol mjaft të bukur në përballjen ndaj Swansea City. Pas vetëm tre minutash lojë, Mehmeti u koordinua në mënyrë perfekte brenda zonës dhe dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë një start të menjëhershëm skuadrës së tij.
25-vjeçari ka zhvilluar vetëm pak ndeshje me Ipswich, por ka nisur menjëherë të japë kontribut konkret. Golin e parë me ekipin e ri e realizoi ndaj Wrexham, në sfidën e luajtur më 21 shkurt.
Megjithatë, pavarësisht formës në rritje dhe paraqitjeve bindëse në Angli, Mehmeti vijon të mos marrë ftesë nga trajneri i Kombëtares, Sylvinho.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)