Italia në Botërorin 2026? Trump shuan shpresat e të kaltërve: Nuk po e konsideroj seriozisht

Në të njëjtën dalje publike, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio konfirmoi se deri tani nuk ka asnjë ndalim zyrtar për pjesëmarrjen e Iranit.

24.04.2026. 09:46

Italia në Botërorin 2026? Trump shuan shpresat e të kaltërve: Nuk po e konsideroj seriozisht

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reaguar lidhur me zërat për një skenar të mundshëm ku Italia mund të marrë pjesë në Botërorin 2026 në vend të Iranit, duke deklaruar se nuk po e konsideron seriozisht këtë ide. I pyetur drejtpërdrejt për hipotezën e ngritur nga i dërguari special presidencial Paolo Zampolli, Trump u përgjigj shkurt.

“Nuk po e mendoj shumë”, tha shefi i Shtëpisë së Bardhë. Në të njëjtën dalje publike, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio konfirmoi se deri tani nuk ka asnjë ndalim zyrtar për pjesëmarrjen e Iranit. Ai shtoi se sportistët iranianë mund të udhëtojnë drejt SHBA-së, për sa kohë nuk përfshihen persona të lidhur me Pasdaranët.

“Nuk ka pasur asnjë komunikim nga SHBA që t’u thotë se nuk mund të vijnë. Nuk e di nga vjen kjo zhurmë”, deklaroi Rubio. Ai theksoi se do të ketë kufizime vetëm për individë të dyshuar për lidhje me Gardën Revolucionare iraniane.

Ndërkohë, në Itali, ideja e një “ripeshkimi” të kombëtares ka hasur kundërshtim të fortë. Ministri i Sportit, Andrea Abodi, u shpreh se një gjë e tillë nuk është as e mundur dhe as e drejtë: “E para nuk është e mundur, e dyta nuk është e përshtatshme. Në Botëror kualifikohesh në fushë”.

Edhe presidenti i Komitetit Olimpik Italian, Luciano Buonfiglio hodhi poshtë kategorikisht këtë mundësi, duke deklaruar se do të ndihej i ofenduar: “Do të ndihesha i fyer”. Debati ka marrë vëmendje të gjerë në media pas raportimeve të Financial Times, por deri tani as FIFA dhe as autoritetet amerikane nuk kanë dhënë sinjale konkrete se një zëvendësim i tillë mund të ndodhë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)