Gol dhe asist, Rey Manaj shkëlqen përkrah Ethemit te Sivasspor

Përpos sulmuesit kuqezi festoi edhe shqiptari i Maqedonisë së Veriut, Valon Ethemi që realizoi dy gola.

23.02.2026. 14:46

Gol dhe asist, Rey Manaj shkëlqen përkrah Ethemit te Sivasspor

Futbolli turk duket se është abitati natyral i Rey Manaj-t. Sulmuesi i Kombëtares vazhdon të shkëlqejë në kampionat, duke qenë protagonist absolut me Sivasspor.

28-vjeçari kuqezi dha një asist dhe shënoi golin që vulosi fitoren 4-1 të skuadrës së tij përballë Sakaryaspor. Pasimin vendimtar për golin ia dha shqiptarit nga Maqedonia e Veriut, Valon Ethemi, prej minutës së gjashtë të ndeshjes. Më tej, në të 92-ën, Manaj festoi edhe golin e tretë në katër ndeshje prej transferimit te Sivasspor gjatë merkatos së dimrit.

Ethemi në anën tjetër, e mbylli këtë ndeshje me dy gola të realizuar. Një festë e jashtëzakonshme edhe për ish-lojtarin e Dinamos dhe Kukësit. Falë dyshes shqiptare, Sivasspor i është larguar zonës së rënies nga kategoria në Ligën e Parë turke.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)