Vatikani negocioi me SHBA që Maduro të mos arrestohej, Selia e Shenjtë mohon interpretimin

“Washington Post” zbulon prapaskenat përpara kapjes së ish-presidentit të Venezuelës, Rusia ishte gati ti ofronte azil.

10.01.2026. 12:17

Vatikani negocioi me SHBA që Maduro të mos arrestohej, Selia e Shenjtë mohon interpretimin

Gazeta amerikane “Washington Post” raportoi se në vigjilje të Krishtlindjes, Sekretar i Shtetit i Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, ka ftuar urgjentisht ambasadorin amerikan pranë Selisë së Shenjtë, Brian Burch, për të sqaruar planet e Shteteve të Bashkuara lidhur me situatën në Venezuelë.

Sipas burimeve të gazetës, Parolin kishte pohuar se Nicolás Maduro duhej të largohej nga pozita e tij si president, por i kërkoi SHBA-ve që t’i ofronin një rrugë dalje, duke shpjeguar se Rusia ishte e gatshme t’i siguronte azil. Ai i kishte bërë thirrje zyrtarëve amerikanë të tregonin durim dhe të shmangin përshkallëzimin e dhunës.

“Washington Post” shkruante se kardinali Parolin kishte tentuar prej disa ditësh të kontaktonte edhe me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Marco Rubio, për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit në Venezuelë. Sipas dokumenteve të gazetës, në bisedën me Burch, Vatikani theksoi gatishmërinë e Rusisë t’i ofronte një zgjidhje Maduro-s përmes azilit.

Nga ana e tij, Vatikani ka reaguar ndaj këtij shkrimi, duke e përshkruar atë si “një zhgënjim”. Sipas Selisë së Shenjtë, janë publikuar vetëm disa pjesë të një bisedë konfidenciale, që nuk pasqyrojnë saktësisht përmbajtjen e diskutimit të vërtetë, të zhvilluar gjatë periudhës së Krishtlindjes.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)