Përdorën vetëm spraj djegës, grabiten 2,7 mln dollarë në qendër të Tokios
Neutralizuan pesë viktimat pa përdorur asnjë armë, paratë do të transportoheshin me makinë drejt Hong Kongut.
11:44 13 h më parë30.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Gjermania ngre alarmin për rrezikun më serioz ndaj Europës që nga Lufta e Ftohtë, teksa Berlini përgatitet për mundësinë e një sulmi rus ndaj NATO-s deri në vitin 2029 dhe nis zbatimin e një plani sekret lufte.
Gjermania po përgatitet në heshtje për një skenar që tashmë përmendet hapur nga zyrtarët ushtarakë dhe politikë, mundësinë e një sulmi rus ndaj NATO-s deri në vitin 2029. Paralajmërimi, i theksuar në një raport të detajuar të “Wall Street Journal”, tregon sa thellë e ka tronditur Europën pushtimi rus i Ukrainës dhe ka zbuluar dobësitë e forta të mbrojtjes europiane.
Dy vjet e gjysmë më parë, një grup oficerësh të lartë gjermanë hartoi një plan sekret 1200-faqesh të quajtur Operation Plan Germany. Sot, me agresionin rus në rritje, ky plan po zbatohet me ritme të shpejta. Në thelbin e tij qëndron një logjistikë gjigante që parashikon mobilizimin e deri në 800 mijw trupave gjermane, amerikane dhe të NATO-s përmes territorit gjerman drejt frontit lindor.
Gjeografia e bën Gjermaninë nyjen kryesore të mbrojtjes së kontinentit, me Alpet që bllokojnë jugun, çdo lëvizje e forcave të NATO-s duhet të kalojë përmes saj. Plani përfshin gjithçka, nga portet e deri te linjat hekurudhore, nga mbrojtja e autokolonave te dronët, furnizimi me karburant dhe madje ndryshime në semaforë për kohë lufte.
Por raporti nxjerr në pah edhe dobësitë e rënda, mbi 20% e autostradave dhe më shumë se një e katërta e urave kërkojnë riparime, ndërsa shumë struktura të epokës së Luftës së Ftohtë janë braktisur. Një përplasje e vetme e një anijeje këtë vit ndërpreu për javë të tëra linjën kryesore hekurudhore që furnizonte Ukrainën me municione.
Zyrtarë gjermanë paralajmërojnë se Rusia mund të jetë gati për një sulm brenda pesë vitesh, ndërsa aktet e sabotazhit dhe shkeljet e hapësirës ajrore sugjerojnë një afat edhe më të afërt. Megjithatë, autorët e planit thonë se përgatitja e dukshme është forma më e mirë e parandalimit: “Qëllimi është të shmangim luftën duke treguar se çdo sulm ndaj nesh do të dështojë.”
Kancelari Friedrich Merz e përmblodhi situatën me një deklaratë të ftohtë: “Nuk jemi në luftë. Por nuk jetojmë më në paqe.”
Izraeli është gati të pranojë se mbi 71 mijë persona janë vrarë në Gaza, që nga nisja e operacionit ushtarak të tij.
21:41 3 h më parë30.01.2026.
Autori
Danimarka prezanton politikat e reja kundër emigracionit që parashikojnë deportimin e të huajve të dënuar me më shumë se një vit burg.
19:58 5 h më parë30.01.2026.
AutoriDepartamenti i Drejtësisë i SHBA-së do të publikojë mbi 3 milionë faqe dokumente dhe qindra mijëra imazhe e video lidhur me çështjen Jeffrey Epstein, duke përfshirë materiale të sekuestruara nga pajisjet e tij dhe dokumente të hetimeve të mëparshme.
19:38 5 h më parë30.01.2026.
Autori
I nxehti ka goditur prej disa ditësh Australinë. Termometri ka shënuar në disa zona 50 gradë Celsius.
19:21 6 h më parë30.01.2026.
Autori
Presidenti Trump njoftoi në Truth nominimin e Kevin Warsh si kryetar të Bordit të Rezervës Federale.
19:00 6 h më parë30.01.2026.
Autori
Antonio Guterres paralajmëroi se OKB-ja rrezikon kolaps financiar për shkak të mospagesës së kontributeve nga shtetet anëtare, veçanërisht pas tërheqjes së financimeve nga SHBA-ja.
18:43 6 h më parë30.01.2026.
Autori
Një i mitur 13 vjeç ka humbur jetën në Brazil pasi u sulmua nga peshkaqeni teksa luante në plazh me shokët.
18:06 7 h më parë30.01.2026.
Autori
Ish-prezantuesi i CNN, Don Lemon, është arrestuar në lidhje me një protestë që ndërpreu një shërbesë fetare në St. Paul, Minesota, raportuan mediat amerikane duke cituar burime zyrtare.
15:30 10 h më parë30.01.2026.
Autori
Aeroporti Domodedovo në Moskë, dikur simbol i suksesit të sipërmarrjes private ruse dhe një nga nyjet kryesore ajrore të vendit, është shitur javën e kaluar me një çmim që analistët e konsiderojnë “shumë poshtë vlerës reale”.
12:37 12 h më parë30.01.2026.
Autori
Komente (0)