Medvdev nuk përmbahet ndaj Zelensky-t: Ta balcamosim xhuxhin, trupin e tij ta shfaqim në muzeun e Shën Petersburgut

Tonet në aksin Kiev-Moskë janë ngritur sërish, vetëm 24 orë pasi Sergej Lavrov akuzoi Ukrainën se ka tentuar të godasë me 91 dronë një rezidencë të Presidentit rus Vladimir Putin.

30.12.2025. 18:01

Medvdev nuk përmbahet ndaj Zelensky-t: Ta balcamosim xhuxhin, trupin e tij ta shfaqim në muzeun e Shën Petersburgut

Aleati i ngushtë i Putin, njëherësh zv/kryetari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare ruse, Dmitry Medvedev i ka hedhur benzinë zjarrit me një postim të ri plot me ofendime dhe fyerje kundër Volodymyr Zelensky-t, këtë herë në Telegram. Medvedev ishte aq i ashpër në reagimin e tij saqë tha se pas vdekjes së Zelensky-t, trupin e tij rusët duhet ta ekspozoojnë "për qëllime shkencore në një muze në Shën Petersburg".

Në postimin e tij, zyrtari rus iu referua mesazhit të Krishtlindjeve të Zelensky-t, duke thënë se presidenti ukrainas uroi vdekjen e "një personi", e sa duket duke iu referuar Presidentit rus Vladimir Putin.

"Kohët e fundit, një qënie e ligë uroi vdekjen e ‘një personi’. Është e qartë për të gjithë se ai nuk dëshiron shkatërrimin e vetëm një personi, por të gjithëve ne dhe vendit tonë. Dhe jo vetëm që e uroi këtë, por dha edhe udhëzime për sulme massive. Nuk do të shkruaj për vdekjen e tij të dhunshme këtu, megjithëse për momentin, kjo mbeturinë është e rrethuar nga fati", shkroi Medvedev.

Ish-Presidenti rus nuk e përmendi Zelensky-n, por në vend të kësaj vazhdoi me fyerje dhe ofendime të reja për t'iu referuar udhëheqësit ukrainas. Pas vdekjes së afërt të Zelensky -t , trupi i tij i balsamosur "duhet të ekspozohet në Kunstkamera në Shën Petersburg, ku carët rusë mblodhën përbindësha për argëtimin e brezave të ardhshëm”, siç shkruan Medvedev.

“Dhe të studiohet plotësisht, sepse është plotësisht e mundur që të kemi para nesh një tjetër të dërguar nga hapësira e largët, një anëtar i racës speciale scurra sordidus, i cili mbërriti tek ne nga një galaktikë xhuxhe në Tucana", shkruan më tej ai gjithë mllef.

Në shekullin e 18-të, Cari Pjetri I kishte objekte shkencore të ekspozuara në këtë koleksion kuriozitetesh, duke përfshirë shumë njerëz me deformime fizike dhe kësaj po i referohej Medvedev kur përmendi balcamosjen e Zelensky-t.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)