Presidenti francez Emmanuel Macron u shfaq me një sy të enjtur dhe të skuqur gjatë fjalimit të tij drejtuar forcave të armatosura franceze për nisjen e vitit 2026, në bazën ushtarake në Istres.
Me nota humoristike dhe një referencë ndaj këngës ikonike nga filmi Rocky III e kaloi shefi i Elizesë momentin e sikletshëm kur ju desh të hiqte syzet e diellit dhe të gjithë u shokuan, kur panë syrin e tij të djathtë, në gjendje jo fort të mirë.
"Kërkoj ndjesë për gjendjen jo të mirë të syrit tim", tha Macron në fillim të fjalimit. "Sigurisht, është plotësisht i padëmshëm", shtoi ai.
"Shikojeni si një referencë të paqëllimshme për 'Syrin e Tigrit’”, ishte batuta që e pasoi inspektimin e presidentit francez.
“Për ata që e kuptojnë referencën, është një shenjë vendosmërie", tha ai, duke iu referuar këngës nga filmi i vitit 1982, Rocky III, me protagonist Sylvester Stallone.
Sakaq, fjalimi i Macron trajtoi sfidat kryesore për ushtrinë në vitin 2026, nga riarmatimi i Francës dhe mbështetja e vazhdueshme për Ukrainën, deri te vendimi për të dërguar trupa në Grenlandë në një shenjë mbështetjeje për Danimarkën.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)