Shembet ura e drurit në Spanjë, turistët bien në shkëmbinj, 5 viktima

Të paktën 5 persona kanë humbur jetën në Spanjë pas shembjes së një ure druri për këmbësorët në një zonë turistike.

Burimi: The Sun

04.03.2026. 07:25

Shembet ura e drurit në Spanjë, turistët bien në shkëmbinj, 5 viktima

Ngjarja tragjike ndodhi kur një grup prej 7 personash po kalonin në një segment shëtitoreje që lidh zonën e El Bocal me Institutin Spanjoll të Oqeanografisë. Sipas raportimeve, ura e vjetër prej druri u shemb papritur, duke bërë që të gjithë të bien në ujë dhe mbi shkëmbinjtë poshtë saj.

Nga shtatë personat e përfshirë në aksident, 5 kanë ndërruar jetë, një grua e re u shpëtua me shenja hipotermie, ndërsa një person tjetër rezulton ende i zhdukur. Kombësitë e viktimave nuk janë bërë ende të ditura.

Shërbimet e emergjencës u njoftuan rreth 15 minuta pas incidentit nga kalimtarë të tronditur. Në operacionin e kërkim-shpëtimit janë angazhuar roja bregdetare, zjarrfikësit, policia dhe dhjetëra punonjës të tjerë.

Kryetarja e bashkisë së Santanderit, Gema Igual, e cilësoi ngjarjen si “një tragjedi të madhe”, duke theksuar se të rinjtë kishin dalë për të shijuar natyrën. Strukturat e shëtitores ishin ndërtuar mbi një dekadë më parë dhe prej kohësh ishin kritikuar për gjendjen e tyre të amortizuar.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)