Izraeli ka reaguar menjëherë pasi zyrtarët e lartë iranianë u mblodhën mbrëmjen e kaluar dhe zgjodhën pasuesin e Ajatollahut Ali Khamenei.
Sipas ministrit të Mbrojtjes, Israel Katz, kushdo që të marrë pushtetin në Iran nga regjimi terrorist është objektiv për eliminim,
“Çdo udhëheqës i emëruar nga regjimi terrorist iranian do të jetë një objektiv i qartë për eliminim. Unë dhe Kryeministri kemi udhëzuar IDF-në që të përgatitet dhe të veprojë me të gjitha mjetet e nevojshme për të kryer misionin si pjesë integrale e objektivave të Operacionit ‘Zhurma e Luanit’”, tha ministri Israel Katz.
“Ne do të vazhdojmë të veprojmë me forcë të plotë, së bashku me partnerët tanë amerikanë, për të çmontuar aftësitë e regjimit dhe për të krijuar kushtet që populli iranian ta përmbysë atë dhe ta zëvendësojë atë”, shtoi ai.
Një organ i zgjedhur i klerikëve të lartë u mblodh virtualisht dhe zgjodhi Mojtaba Khamenein, djalin e Ajatollahut të vrarë pasardhës të tij në postin e Udhëheqësit Suprem të Iranit. Lajmi është raportuar nga media pranë opozitës iraniane.
56-vjeçari Mojtaba Khamenei njihet për lidhjet e tij të ngushta me Gardën Revolucionare. Sipas raportimeve, ai njihet edhe për qëndrime që përputhen me ato të të atit.
Si Izraeli ashtu edhe SHBA-ja kanë pohuar se sulmet e tyre do të krijonin kushtet që populli iranian të krijojë një qeveri demokratike dhe të rivendosë paqen në rajon.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)