Kërcënimet nga Irani, DASH largon stafin nga ambasada e Qipros

Tensionet në Lindjen e Mesme dhe shtimi i masave të sigurisë, ka detyruar autoritetet në SHBA të urdhërojnë evakuimin e stafit jothelbësor dhe nga ambasada në Qipro.

Burimi: Greekcitytimes

04.03.2026. 07:56

Kërcënimet nga Irani, DASH largon stafin nga ambasada e Qipros

Departamenti Amerikan i Shtetit ka autorizuar largimin vullnetar të personelit jo-thelbesor amerikan dhe familjarëve të tyre nga Qipro, për shkak të rreziqeve të shtuara të sigurisë që lidhen me përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme.

Vendimi u pasqyrua në përditësimin e 3 marsit ku autoritetet amerikane këshillojnë qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të kërcënimit nga konflikti i armatosur dhe kufizimeve të mundshme në asistencën e ambasadës, veçanërisht në zonën e administruar nga turqit qipriotë.

Departamenti Amerikan i Shtetit thekson se tensionet rajonale, përfshirë përplasjet që lidhen me veprimet e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, kanë çuar në masa të gjera sigurie në rajon.

Ndërkohë, autoritetet amerikane u kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre të largohen menjëherë, duke përdorur transportin komercial sa kohë që është i disponueshëm, nga më shumë se një duzinë vendesh të Lindjes së Mesme.

Lista përfshin Bahrenin, Egjiptin, Iranin, Irakun, Izraelin, Jordaninë, Kuvajtin, Libanin, Omanin, Katarin, Arabia Saudite, Sirinë, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jemenin.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)