Polici dhunon në zyrë kolegun, nisin hetimet

Policia e Tiranës përmes njoftimit zyrtar bën të ditur se kanë nisur hetimet për një punonjës të policisë bashkiake, i cili ka dhunuar në zyrë kolegun e tij.

04.03.2026. 09:47

“Më datë 03.03.2026, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 3 shtetasi A. Xh., punonjës i Policisë Bashkiake Tiranë, i cili kallëzon se, për shkak të një konflikti për motive të dobëta që lidhen me natyrën e punës, është goditur në ambientet e zyrës nga kolegu i tij, punonjës i Policisë Bashkiake, shtetasi E. S., i cili u procedua për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, thotë policia.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)