Bllokimi i foltores të hënën mund ti shkaktojë 20 ditë përjashtim kreut të partisë "Mundësia", Agron Shehaj.
Proozimi vjen nga Partia Socialiste, e cila ka paraqitur këtë kërkesë për shkak se në seancën e të hënës Shehaj nuk e liroi foltoren, duke penguar vazhdimn normal të seancës.
“Edhe pas marrjes së masës për t’u përjashtuar nga seanca plenare dhe thirrjeve të përsëritura të drejtueses së seancës për të liruar sallën, deputeti refuzoi të dalë nga salla, duke shkaktuar kështu edhe bllokimin e vijimit normal të punimeve të Kuvendit dhe duke i pamundësuar 6 deputetëve fjalën e tyre në emër të zgjedhësve”, thuhet në kërkesën e grupit të PS.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)