Tërmet i fuqishëm në Itali, urdhërohet mbyllja e shkollave

Një tërmet i fortë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në Itali, duke detyruar autoritetet të pezullojnë procesin mësimor në disa zona.

Burimi: ANSA

04.03.2026. 08:34

Tërmet i fuqishëm në Itali, urdhërohet mbyllja e shkollave

Një tërmet i fortë me magnitudë 4.5 Ballë Rihter është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së shtunës në zonat e Katanias, Mesinës dhe Sirakuzës në Itali.

Sipas EMSC epiqendra e kësaj lëkundje intensive ishte pranë malit Etna , në një zonë në veriperëndim të Ragalnës, në një thellësi prej afërsisht 3.8 kilometrash.

Sipas Departamentit të Mbrojtjes Civile, deri në këto momente nuk janë raportuar dëme ose të lënduar pas tërmetit me magnitudë 4.5 ballë

Drejtoria rajonale e Mbrojtjes Civile ka urdhëruar aktivizimin e menjëhershëm të monitorimit telefonik përmes shërbimit të emergjencës për të verifikuar çdo situatë kritike në të gjitha komunat ku u ndje tërmeti.

Në disa zona, autoritetet lokale vendosën të pezullojnë procesin mësimor  si masë paraprake për të lejuar inspektimet e ndërtesave shkollore. Një iniciativë e ngjashme është miratuar në disa komuna në provincë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)