Nis funerali i Khamenei, Izraeli paralajmëron se mund të vrasë pasardhësin e tij

Mediat shtetërore iraniane raportojnë se sot do të mbahet në Teheran një ceremoni mortore për Udhëheqësin Suprem Ajatollah Ali Khamenei.

04.03.2026. 09:09

Nis funerali i Khamenei, Izraeli paralajmëron se mund të vrasë pasardhësin e tij

Mediat shtetërore iraniane raportojnë se sot do të mbahet në Teheran një ceremoni mortore për Udhëheqësin Suprem Ajatollah Ali Khamenei.

Khamnei u vra kur filluan sulmet SHBA-Izrael të shtunën. Ceremonia raportohet të fillojë në orën 18:30 dhe do të zgjasë tre ditë para procesionit mortor, sipas mediave shtetërore.

New York Times raporton, duke cituar zyrtarë iranianë, se djali i Khameneit, Mojtaba Khamenei, ka dalë si kandidati kryesor për t'u bërë udhëheqësi i ri suprem, me vendimin që mund të merret që në mëngjesin e sotëm.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka njoftuar se çdo pasardhës që vazhdon "planin për të shkatërruar Izraelin, për të kërcënuar Shtetet e Bashkuara" dhe "për të shtypur popullin iranian" do të jetë një "një objektiv i qartë për eliminim".

Sakaq, autoritetet e Sri Lankës thonë se marina dhe forcat ajrore të Sri Lankës janë dërguar për të shpëtuar marinarët iranianë, të cilët dërguan një thirrje për ndihmë pasi anija e tyre filloi të fundosej pranë ishullit.

Ministri i jashtëm, Vijitha Herath, i tha parlamentit se një sinjal ndihme nga anija "IRIS Dena" u mor në agim. Raportohet se në bord kishte 180 persona.

Herath tha se 30 marinarë të plagosur në bord ishin transportuar në një spital në portin Galle të Sri Lankës.

Shkaku i fundosjes nuk dihet. Një deputet i opozitës pyeti nëse anija ishte bombarduar si pjesë e sulmeve SHBA-Izrael kundër Iranit, nuk ka pasur asnjë përgjigje zyrtare.

Ndërkohë, Katari është vënë në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, thotë ministria e tij e mbrojtjes. Njëra prej këtyre raketave u kap nga sistemet e mbrojtjes ajrore të Katarit, dhe tjetra goditi bazën ajrore amerikane në Al Udaid - baza më e madhe amerikane në rajon. Nuk ka pasur viktima, thotë Katari.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)