Policia e Gjirokastrës bën të ditur se një punonjës i pastrimit është aksidentuar teksa punonte. Tre përgjegjës të drejtorisë komunale janë arrestuar për shkelje të masave mbrojtëse në punë,ndërsa në kërkim është shpallur drejtori.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariati i Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasit P. Ç., 46 vjeç, A. B., 61 vjeç dhe A. L., 58 vjeç, të tre banues në Gjirokastër, me detyrë "Përgjegjës" në Sektorin e Mirëmbajtjes në Drejtorinë e Shërbimeve Komunitare, Gjirokastër, të dyshuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Veprimet procedurale u kryen pasi më datë 03.03.2026, rreth orës 13:30, në lagjen “Zinxhira”, gjatë punës për pastrimin e një objekti, një punonjës 55 vjeç, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i objektit, dhe aktualisht është në kujdesin e mjekëve.
Më tej, në lidhje me këtë rast është shpallur në kërkim Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Komunitare, Gjirokastër, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasi A. O., 54 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi nuk është paraqitur të jap shpjegime dhe të vërë në dispozicion dokumentacionin e nevojshëm për hetimin e plotë të këtij rasti.
Gjithashtu, në lidhje me rastin është njoftuar Inspektoritati i Punës.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të përgjegjësive të shtetasve të dyshuar për këtë ngjarje", thotë policia.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)