Policia e Dibrës ka dhënë detaje për operacionin e forcave Shqiponja për kapjen e të shumëkërkuarit Klodian Llomi (Mazari), ku mbeti i plagosur edhe një punonjës policie.
Klodian Llomi është shpallur në kërkim pasi gjykata italiane e ka dënuar me mbi 6 vite burg në akuzën e organizatës kriminale, trafikut të drogës dhe shfrytëzim prostitucioni.
"Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit, ka njohur dënimin e Gjykatës së Apelit të Romës në Itali, ku ka për të vuajtur dënimin e mbetur 6 vite, 7 muaj e 2 ditë burg për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”", thotë policia.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)