“Eja në Kiev nëse guxon”, Zelensky i përgjigjet ftesës së Putin që e pret në Moskë

Presidenti i Ukrainës e përjashtoi kategorikisht pjesëmarrjen në një samit të mundshëm në kryeqytetin rus apo në Bjellorusi.

30.01.2026. 11:14

“Eja në Kiev nëse guxon”, Zelensky i përgjigjet ftesës së Putin që e pret në Moskë

Volodymyr Zelensky reagoi ndaj raportimeve se presidenti rus, Vladimir Putin e ka ftuar për një takim në Moskë. Presidenti i Ukrainës e përjashtoi kategorikisht pjesëmarrjen në një samit të tillë në kryeqytetin rus.

Zelensky është shprehur i hapur për një takim të nivelit të lartë në çfarëdo formati, por ka theksuar se zhvillimi i tij në Moskë është i papranueshëm. Ai ka shtuar gjithashtu se nuk do të pranonte një takim as në Bjellorusi, për shkak të lidhjeve të ngushta të këtij vendi me Kremlinin.

Sipas presidentit ukrainas, një takim në Moskë do të ishte i barasvlershëm me një takim të Putinit në Kiev. “Atëherë më mirë ta ftoj unë në Kiev. Le të vijë nëse guxon”, është shprehur Zelensky.

Ai komentoi edhe deklaratat për një ndalim të përkohshëm të sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike, duke sqaruar se nuk ekziston asnjë marrëveshje zyrtare armëpushimi mes Kievit dhe Moskës në këtë drejtim.

Presidenti ukrainas ka theksuar se iniciativa për ndalimin e sulmeve ndaj objektivave energjetike është propozuar nga Shtetet e Bashkuara dhe personalisht nga presidenti amerikan Donald Trump. Ky fakt u cilësua më tepër si një mundësi, sesa si një marrëveshje përfundimtare.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)