Në prag të zgjedhjeve parlamentare në Hungari, mbështetja ndërkombëtare për kryeministrin Viktor Orban ka marrë një tjetër dimension politik. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shprehur publikisht përkrahjen e tij për aleatin hungarez, vetëm pak javë para votimeve të 12 prillit, duke e cilësuar Orbanin si një “lider vërtet të fortë dhe të fuqishëm”.
Në një postim në rrjetin social “Truth Social”, Trump theksoi se marrëdhëniet mes Hungarisë dhe SHBA-së kanë arritur nivele të reja bashkëpunimi gjatë administratës së tij, duke ia atribuar këto arritje kryeministrit hungarez. “Kam qenë krenar që e mbështeta Viktorin për rizgjedhje në vitin 2022 dhe jam i nderuar ta bëj këtë sërish”, shkroi Trump, sipas agjencisë Reuters.
Megjithatë, Orban përballet me sfidën më serioze politike që nga ardhja në pushtet në vitin 2010. Sipas një sondazhi të publikuar së fundmi, partia e qendrës Tisza kryeson aktualisht ndaj Fidesz-it të Orbanit, ndërsa partia e së djathtës ekstreme “Atdheu Ynë” pritet të sigurojë hyrjen në Parlament.
Rezultati i zgjedhjeve mbetet i hapur, pasi një numër i madh votuesish ende nuk kanë vendosur se kë do të mbështesin.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)