Një projekt i madh ndërtimi është miratuar në Londër, ku pritet të zhvillohet një zonë e re banimi në pjesën lindore të qytetit, e njohur si Barking Riverside.
Plani parashikon ndërtimin e rreth 20 mijë shtëpive, ku afro 4 mijë prej tyre do të jenë banesa me kosto më të përballueshme. Projekti synon të strehojë deri në 50 mijë banorë dhe do të përfshijë gjithashtu shkolla, parqe, qendra shëndetësore dhe hapësira tregtare.
Ky zhvillim po ndërmerret për shkak të krizës së thellë të banesave në Mbretëria e Bashkuar, ku kërkesa për shtëpi është shumë më e lartë se oferta. Vetëm në Londër, ndërtimet e reja janë shumë poshtë objektivave vjetore, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve.
Aktualisht, çmimet e banesave në kryeqytetin britanik mbeten ndër më të lartat në Europë, duke e bërë të vështirë blerjen apo marrjen me qira, sidomos për familjet e reja.
Qeveria britanike, e udhëhequr nga Keir Starmer, ka vendosur si objektiv ndërtimin e 1.5 milionë banesave deri në vitin 2029. Megjithatë, mungesa e fuqisë punëtore në ndërtim dhe rënia e ritmit të punimeve po e vështirësojnë arritjen e këtij qëllimi.
Projekte si Barking Riverside konsiderohen si një zgjidhje e rëndësishme për të përballuar krizën, duke krijuar jo vetëm banesa të reja, por edhe komunitete të plota me infrastrukturë moderne.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)