Makina futet mes turmës së njerëzve në Derby të Britanisë, 7 të plagosur, arrestohet indiani

Incidenti u shënuar rreth orës 21:30 në zonën Friar Gate, ku një makinë tip ‘Suzuki Swift’ me ngjyrë të zezë goditi këmbësorët.

29.03.2026. 10:14

Makina futet mes turmës së njerëzve në Derby të Britanisë, 7 të plagosur, arrestohet indiani

Shtatë persona kanë mbetur të plagosur pasi një automjet u përplas me një turmë njerëzish në qendër të qytetit britanik të Derby.

Incidenti u shënuar rreth orës 21:30 në zonën Friar Gate, ku një makinë tip ‘Suzuki Swift’ me ngjyrë të zezë goditi këmbësorët. Sipas autoriteteve britanike, shtatë persona u trajtuan fillimisht në vendngjarje nga ekipet e emergjencës dhe më pas u transportuan me urgjencë drejt Royal Derby Hospital dhe Queen's Medical Centre për trajtim të mëtejshëm mjekësor.

Policia bëri të ditur se një burrë rreth të 30-ave, shtetas indian, u arrestua pak kohë pas incidentit. Ai dyshohet për tentativë vrasjeje, shkaktim të qëllimshëm të lëndimeve të rënda trupore dhe drejtim të rrezikshëm dhe aktualisht ndodhet në paraburgim.

Foto: Policia Britanike

Ndërkohë, forcat e rendit kanë rrethuar një zonë të gjerë në qytet, duke mbyllur rrugët nga Curzon Street deri në Ford Street. Autoritetet paralajmërojnë se kufizimet në qarkullim mund të zgjasin për një periudhë të papërcaktuar.

Policia thekson se hetimet janë në fazë fillestare dhe se të gjitha pistat mbeten të hapura, ndërsa motivet e mundshme të autorit ende nuk janë konfirmuar.

Catherine Atkinson, deputete e Partisë Laburiste për Derby North, u shpreh “thellësisht e tronditur” nga ngjarja. Në një deklaratë, ajo tha se mendimet e saj janë me të plagosurit dhe falënderoi shërbimet e emergjencës për reagimin e shpejtë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)