Hiqej si mjek dhe dhunonte të moshuarit, dëbohet maqedonasi me 10 identitete

Një shtetas maqedonas është deportuar nga Italia pasi hiqej si mjek. Ai akuzohej se dhunonte të moshuarit në një azil.

Burimi: TGCOM

28.03.2026. 22:20

Hiqej si mjek dhe dhunonte të moshuarit, dëbohet maqedonasi me 10 identitete

Policia në Itali ka deportuar një shtetas maqedonas, i cili qëndronte në mënyrë të paligjshme në vend dhe mbahej në burgun e Alessandria.

I arrestuari, i njohur për përdorimin e mbi dhjetë emrave të rremë, ishte nën hetim për ushtrim të paligjshëm të profesionit të mjekut në një institucion për të moshuarit dhe për dhunë ndaj personave të strehuar aty.

Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se ai dyshohej për dhunë seksuale ndaj disa individëve vulnerabël.

Deportimi u vendos nga gjykata e Alessandrias dhe vjen pas një serie precedentësh penalë, përfshirë goditje, plagosje, kërcënim, grabitje, shkatërrim dhe mashtrim.

Ndërkohë që një hetim ka nisur për të zbuluar se si mundi shtetasi maqedonas të punësohej në azilin e pleqve.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)