Presidenti i Libani, Joseph Aoun, në ditën e dhjetë të luftimeve, bëri thirrje për negociata të drejtpërdrejta me Izraeli për një armëpushim të menjëhershëm, me qëllim ndalimin e të gjitha sulmeve tokësore, ajrore dhe detare ndaj territorit libanez.
Në një deklaratë të publikuar të hënën, Aoun kërkoi gjithashtu mbështetje logjistike për forcat e armatosura të Libanit, duke theksuar se ushtria duhet të forcohet për të realizuar objektivin e çarmatimit të grupit militant Hezbollah.
Sipas presidentit libanez, pas vendosjes së armëpushimit duhet të nisin negociata direkte mes dy vendeve nën ndërmjetësimin dhe mbikëqyrjen e komunitetit ndërkombëtar, për të zbatuar një plan që synon stabilizimin e situatës në rajon.
Në deklaratën e presidencës së Libanit u kritikuan ashpër edhe sulmet me raketa që i atribuohen Hezbollahut. Aty thuhet se ata që i lëshuan raketat kërkonin të shtynin vendin drejt kaosit dhe shkatërrimit, për interesa të regjimit të Iranit.
Kjo konsiderohet si një nga kritikat më të forta publike që një lider i Libanit ka bërë ndaj Hezbollahut.
Ndërkohë, sipas ministrisë së Shëndetësisë së Libanit, të paktën 394 persona janë vrarë që nga fillimi i sulmeve izraelite këtë javë. Izraeli thotë se operacionet synojnë të eliminojnë Hezbollahun, i cili mbështetet nga Irani.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)