Reuters: Gati plani i paqes me Iranit dhe SHBA-së

Një zhvillim i papritur diplomatik mund të hapë rrugën drejt ndalimit të luftës mes Iran dhe SHBA, ndërsa në prapaskenë është hartuar një plan për armëpushim të menjëhershëm.

Burimi: Reuters

06.04.2026. 10:44

Reuters: Gati plani i paqes me Iranit dhe SHBA-së

Një zhvillim i papritur diplomatik mund të hapë rrugën drejt ndalimit të luftës mes Iran dhe SHBA, ndërsa në prapaskenë është hartuar një plan për armëpushim të menjëhershëm.

Sipas raportimeve të Reuters, të dyja palët kanë marrë një propozim të përgatitur nga Pakistan, i cili parashikon një marrëveshje në dy faza. Fillimisht, synohet një armëpushim i menjëhershëm që mund të hyjë në fuqi që këtë të hënë, i ndjekur më pas nga një marrëveshje gjithëpërfshirëse për përfundimin e konfliktit.

Plani përfshin edhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, një arterie kyçe për tregtinë globale të naftës, e cila ka qenë në qendër të tensioneve të fundit. Sipas burimeve, marrëveshja fillestare do të formalizohet si memorandum mirëkuptimi dhe do të ndërmjetësohet elektronikisht nga Pakistani, i cili aktualisht shërben si kanali i vetëm i komunikimit mes palëve.

Raportohet se shefi i ushtrisë pakistaneze, Asim Munir, ka zhvilluar kontakte intensive gjatë natës me zyrtarë të lartë amerikanë dhe iranianë, përfshirë zëvendëspresidentin amerikan dhe diplomatë të rëndësishëm.

Sipas propozimit, pas armëpushimit do të ketë një periudhë 15-20 ditore për të finalizuar marrëveshjen përfundimtare, e cila mund të njihet si “Marrëveshja e Islamabadit” dhe të nënshkruhet pas bisedimeve direkte në Pakistan.

Në thelb të saj, marrëveshja pritet të përfshijë angazhimin e Iranit për të mos zhvilluar armë bërthamore, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve dhe zhbllokimit të aseteve të ngrira.

Megjithatë, pavarësisht presionit ndërkombëtar dhe përfshirjes së vendeve si Turqia dhe Egjipti, Irani ende nuk ka dhënë një përgjigje përfundimtare, duke e lënë të paqartë nëse ky plan do të materializohet.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)