Mediat ndërkombëtare raportojnë se marina e Shteteve të Bashkuara ka marrë nën kontroll edhe disa cisterna të tjera iraniane, duke e çuar në katër numrin total të anijeve të bllokuara deri tani.
Sipas Washington Post, që citon burime ushtarake dhe të dhëna satelitore, disa anije luftarake amerikane kanë shoqëruar aktualisht dy cisterna iraniane, “Sevin” dhe “Dorena”. Të dyja kishin nisur lundrimin nga porti iranian i Chabaharit përpara se të hynte në fuqi bllokada detare.
Një zyrtar amerikan, i cituar nga gazeta, ka refuzuar të japë detaje mbi destinacionin ku do të dërgohen këto dy anije. Ndërkohë, në orët e fundit ka pasur raportime edhe për një cisternë të katërt, e cila dyshohet se është ndaluar në Detin Arabik. Në të njëjtën kohë, anija “5th DERYA” raportohet se ndodhet e bllokuar në Indi, pa mundësi për të shkarkuar naftën që transporton.
Foto nga video
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Presidenti ka deklaruar se vetëm ai dhe një numër i vogël njerëzish e dinë gjendjen reale të bisedimeve me Iranin. Ai ka lënë të kuptohet se negociatat mund të jenë duke vazhduar, edhe pse publikisht duket sikur janë bllokuar.
Gjatë prillit bardheblutë kanë arritur dy fitore të rëndësishme ndaj Egnatias dhe Partizanit, si edhe dy barazime përballë Flamurtarit dhe Dinamo City, pa pësuar asnjë humbje.
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme bën të ditur se ka nisur aplikimet për 10 pozicione pune pranë misionit shqiptar në BE. Duket se e gjithë administrata shqiptare atje do të ndërrohet, duke nisur nga zv. shefi i misionit deri tek sekretarët.
Sot përfundon afati 60-ditor i parashikuar nga ligji amerikan, brenda të cilit presidenti duhet të njoftojë Kongresin për një operacion ushtarak dhe të marrë miratimin e tij për vazhdimin e luftës.
Burime të brendshme citojnë se Rana dhe Hajdini nuk kishin marrëdhënie të drejtpërdrejtë pune dhe se drejtuesja nuk kishte ndikim në pagën apo bonuset e tij, duke ngritur pikëpyetje mbi bazën e pretendimeve.
Një zinxhir pikëllimi prekës ka përfshirë qytetin e San Donaci, në provincën e Brindisit. Vëlla e motër vdiqën brenda pak orësh nga njëri-tjetri, njëri vdiq nga sëmundja pasi dëgjoi për vdekjen e tjetrit.
Vullkani Mayon shpërtheu të shtunën, duke nxjerrë një sasi të madhe materialesh piroklastike nga krateri i tij që ranë poshtë shpateve jugperëndimore dhe përhapën hirin në disa zona në Albay, bën të ditur Instituti Filipinez i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë.
Autoriteti i Përgjithshëm i Aviacionit Civil të Emirateve të Bashkuara Arabe ka njoftuar se trafiku ajror në të gjithë vendin është kthyer në normalitet pas heqjes së masave të përkohshme paraprake.
Një fund i luftës me një garanci se Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara nuk do të sulmojnë përsëri. Iranianët rihapin Ngushticën e Hormuzit dhe heqin bllokadën amerikane. Por ndërkohë Shtetet e Bashkuara po i paralajmërojnë kompanitë e transportit detar se mund të përballen me sanksione.
Transportonte afro 28 milionë pasagjerë gjatë një viti kalendarik, bëhet kompania e parë e madhe ajrore në SHBA që ndërpret aktivitetin në 25 vitet e fundit.
Sipas Aleancës, kjo situatë nënvizon nevojën që Europa të vazhdojë të investojë më shumë në mbrojtje dhe të marrë një pjesë më të madhe të përgjegjësisë për sigurinë e përbashkët.
Producenti Ekzekutiv i stacionit, Wojciech Surmacz zbulon detaje nga televizioni i ri që do të nisë transmetimet në qershor në Varshavë. “Lajme të vërteta, për njerëz të vërtetë” kthehet në moto në të gjithë Europën.
Në një zonë pushimi, 27-vjeçari maroken ka nxjerrë nga makina dy çanta me rreth 270 mijë euro cash, të cilat ia ka dorëzuar 50-vjeçarit shqiptar, i cili në këmbim i ka dhënë dy çanta me lëndë narkotike.
Komente (0)