Ngushtica e Hormuzit lëviz 37% të naftës botërore nga deti dhe 28% të gazit të lëngshëm, ndaj tensionet në zonë kanë shkaktuar një rënie prej 89% të tranziteve ditore në vetëm pak muaj.
Këtë nënvizon raporti i ri i 'Port Infografics', prodhuar nga qendra e studimit Assoporti dhe Srm. Pothuajse 1,000 anije janë aktualisht të ndalura në Gjirin Persik, me një vlerë mallrash të përllogaritur prej 23.7 miliardë dollarësh, me ndikime në zinxhirët globalë të furnizimit.
Bllokada e Ngushticës së Hormuzit po ashtu ka shkaktuar një rritje të ndjeshme të çmimeve të energjisë dhe plehrave, kështu që Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres kërkoi sot që ngushtica të rihapet plotësisht pa kufizime.
"Kemi parë një rritje të ndjeshme të çmimeve për shkak të bllokadës së Ngushticës së Hormuzit, prandaj e konsiderojmë absolutisht thelbësore rihapjen e saj plotësisht dhe pa kufizime. U kemi kërkuar të dyja palëve ta bëjnë këtë", tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në një konferencë për shtyp në Nairobi.
"Kjo është e vetmja mënyrë për të sjellë çmimet e energjisë dhe plehrave përsëri në nivelet e para luftës, dhe kjo është jetike për vende si Kenia", vazhdoi Guterres.
Sakaq, çmimet e naftës u rritën sot, menjëherë pasi Presidenti i SHBA-ve Donald Trump njoftoi refuzimin e tij për përgjigjen e Teheranit ndaj propozimit të Uashingtonit për t'i dhënë fund luftës.
Kontratat e ardhshme të naftës së papërpunuar Brent u rritën me 3.21 dollarë, ose 3.17%, në 104.50 dollarë për fuçi, ndërsa nafta e papërpunuar amerikane West Texas Intermediate (Wti) u rrit me 3.06 dollarë, ose 3.21%, në 98.48 dollarë për fuçi.
Ndërkohë, shtypi iranian po evokon përsëri një skenar të përballjes së drejtpërdrejtë me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin pas shkëmbimit të fundit të propozimeve mbi dosjen bërthamore, të refuzuara nga Presidenti Donald Trump.
Edhe më eksplicite është 'Resalat', gjithashtu nga zona principaliste, e cila shkruan: 'Makineria amerikane e luftës nuk mund t'i rezistojë valës së fuqishme të ofensivës iraniane në Gjirin Persik'.
Sakaq, për liderin e Izraelit, Benjamin Netanjahu, fundi i regjimit të Ajatollahëve në Teheran do të rezultojë në rrëzimin 'si një skelë' të grupeve pro-iraniane në Jemen, Huthive, të Hamasit në Gaza dhe në Liban të Hezbollahut.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje të CBS, në lidhje me mundësinë e përmbysjes së regjimit iranian, Netanyahu u përgjigj duke thënë: “Mendoj se nuk mund ta parashikoni se kur do të ndodhë. A është e mundur? Po. A është e garantuar? Jo. Por mund t'ju them se duhet të bëhet gradualisht dhe pastaj do të shembet”.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)