“Mbyllja e gjatë e Hormuzit afron Europën drejt recesionit”, paralajmërimi nga “S&P”

Bashkimi Europian mund të përballet me ngadalësim të ndjeshëm ekonomik dhe me rritje të çmimeve, çka do të ndikonte drejtpërdrejt në kërkesën e konsumatorëve.

19.05.2026. 15:12

“Mbyllja e gjatë e Hormuzit afron Europën drejt recesionit”, paralajmërimi nga “S&P”

Mbyllja e zgjatur e Ngushticës së Hormuzit mund të sjellë pasoja të rënda për ekonominë europiane, duke rritur rrezikun e recesionit dhe duke nxitur inflacionin. Paralajmërimi vjen nga agjencia ndërkombëtare e vlerësimit financiar “S&P”, në një raport të publikuar mbi ndikimin ekonomik të konfliktit mes SHBA-Izraelit dhe Iranit.

Sipas raportit, nëse ngushtica mbetet e bllokuar për një kohë të gjatë, Europa mund të përballet me ngadalësim të ndjeshëm ekonomik dhe me rritje të çmimeve, çka do të ndikonte drejtpërdrejt në kërkesën e konsumatorëve. “Parashikojmë një ngadalësim të ekonomisë europiane dhe rritje të inflacionit, me ndikim negativ në kërkesën e konsumatorëve. Një recesion bëhet më i mundshëm sa më gjatë që ngushtica të mbetet praktikisht e mbyllur”, thuhet në analizën e “S&P”.

Agjencia thekson se ndërprerja e rrjedhës së energjisë dhe përkeqësimi i klimës së tregjeve financiare mund të çojë në rritje të normës së falimentimeve për kompanitë europiane me borxh të kategorisë spekulative. Sipas parashikimeve bazë të “S&P”, norma e “default”-it për këta emetues në Europë mund të rritet në 3.75% deri në mars të vitit 2027, nga 3.3% që ishte në mars 2026.

Në një skenar më pesimist, ku ngushtica nuk rihapet plotësisht ose armëpushimi prishet duke ndikuar zinxhirët globalë të furnizimit, norma e falimentimeve mund të arrijë deri në 5%. “S&P” paralajmëron gjithashtu se kompanitë me fuqi të kufizuar për të rritur çmimet, me borxhe të larta dhe të ekspozuara ndaj rënies së kërkesës, janë më të rrezikuarat nga kjo situatë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)