Sulmet amerikane në Iran, Pasdaranët: SHBA është dobësuar, pak shanse që lufta të rifillojë

Uashingtoni ka ndërmarrë një sulm në jug të Iranit, duke goditur një bazë për lëshimin e raketave dhe disa anije të dyshuara për vendosje minash.

27.05.2026. 13:32

Sulmet amerikane në Iran, Pasdaranët: SHBA është dobësuar, pak shanse që lufta të rifillojë

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë përshkallëzuar ndjeshëm, pasi Uashingtoni ka ndërmarrë një sulm në jug të Iranit, duke goditur një bazë për lëshimin e raketave dhe disa anije të dyshuara për vendosje minash. Sipas CNN, operacioni është kryer në përgjigje të veprimeve që SHBA i konsideron kërcënuese nga ana e Iranit.

Autoritetet amerikane e kanë justifikuar ndërhyrjen si një akt “vetëmbrojtjeje” për të mbrojtur trupat e tyre në rajon, ndërsa Komanda Qendrore në Lindjen e Mesme theksoi se sulmi nuk përbën nisje të një lufte të re. Megjithatë, për Teheranin bëhet fjalë për një “shkelje flagrante” të armëpushimit, duke paralajmëruar se veprimi nuk do të mbetet pa përgjigje.

Sulmi raportohet të ketë ndodhur në zonën e Bandar Abbas, një qytet portual strategjik në Gjirin Persik, ku ndodhet edhe një bazë detare iraniane. Ngjarja vjen në një moment tensionesh të larta, ndërsa negociatat mes dy vendeve vazhdojnë pa një rezultat të qartë.

Nga ana tjetër, përfaqësues të Pasdaranëve, Gardës Revolucionare Iraniane kanë deklaruar se megjithëse një luftë e re me SHBA-në konsiderohet “e pamundur”, vendi është i përgatitur të reagojë ndaj çdo sulmi. “Shanset që lufta të rinisë janë të vogla, për shkak se armiku është i dobët. Forcat tona janë në gatishmëri dhe depot janë të mbushura”, u shpreh zyrtari ushtarak iranian, duke paralajmëruar pasoja të rënda në rast përshkallëzimi të mëtejshëm.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)