Përdorën vetëm spraj djegës, grabiten 2,7 mln dollarë në qendër të Tokios
Neutralizuan pesë viktimat pa përdorur asnjë armë, paratë do të transportoheshin me makinë drejt Hong Kongut.
11:44 6 h më parë30.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Presidenti rus akuzoi udhëheqësit evropianë për pengim të propozimeve të SHBA-së dhe për mospasje të një axhende paqësore, në raport me negociatat për stopimin e luftës në Ukrainë.
“Rusia nuk ka ndërmend të luftojë me vendet evropiane, por nëse Evropa fillon një luftë, Rusia është gati tani”.
Kështu tha këtë të martë Presidenti rus Vladimir Putin, në një seri deklaratash të profilit të lartë për gazetarët në margjinat e një forumi investimesh dhe pak para takimit të tij me të dërguarit e Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner në Kremlin.
Para takimit për të cilin ai ishte rreth një orë me vonesë, Putin po ashtu shtoi se në një rast të tillë kur Europa do luftë, Moska nuk do të kishte "askënd me të cilin të negociojë". Ai po ashtu i akuzoi qeveritë evropiane për minimin e procesit të paqes dhe deklaroi se "kërkesat e Evropës janë të papranueshme për Rusinë".
"Evropa po e pengon administratën amerikane të arrijë paqe për Ukrainën", tha ai.
Megjithatë, Putin nuk dha detaje mbi kërkesat që i konsideron të papranueshme. Udhëheqësi rus kërcënoi gjithashtu me hakmarrje kundër porteve dhe anijeve ukrainase, pasi Kievi sulmoi disa anije të të ashtuquajturës "flotë të errët" të Rusisë në Detin e Zi ditët e fundit .
“Rusia”, paralajmëroi ai, do të "intensifikojë sulmet ndaj porteve ukrainase dhe çdo anijeje që hyn në to në shenjë hakmarrje për sulmet ndaj anijeve cisternë ruse, të cilat ai i përshkroi si pirateri".
Në të njëjtën kohë, një burim i lartë ukrainas tha se pas bisedimeve të sotme, një delegacion nga Kievi mund të takohet me delegacionin amerikan të Witkoff dhe Kushner të mërkurën.
"Pala ukrainase nuk e përjashton dhe është gati", për një takim të tillë, i tha zyrtari AFP-së, duke folur në kushte anonimiteti.
Sipas këtij burimi, takimi mund të zhvillohet në Bruksel, ku ministrat e jashtëm të NATO-s do të takohen nesër.
Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së do të publikojë mbi 3 milionë faqe dokumente dhe qindra mijëra imazhe e video lidhur me çështjen Jeffrey Epstein, duke përfshirë materiale të sekuestruara nga pajisjet e tij dhe dokumente të hetimeve të mëparshme.
19:38 1 h më parë30.01.2026.
Autori
I nxehti ka goditur prej disa ditësh Australinë. Termometri ka shënuar në disa zona 50 gradë Celsius.
19:21 1 h më parë30.01.2026.
Autori
Presidenti Trump njoftoi në Truth nominimin e Kevin Warsh si kryetar të Bordit të Rezervës Federale.
19:00 43 min më parë30.01.2026.
Autori
Antonio Guterres paralajmëroi se OKB-ja rrezikon kolaps financiar për shkak të mospagesës së kontributeve nga shtetet anëtare, veçanërisht pas tërheqjes së financimeve nga SHBA-ja.
18:43 26 min më parë30.01.2026.
Autori
Një i mitur 13 vjeç ka humbur jetën në Brazil pasi u sulmua nga peshkaqeni teksa luante në plazh me shokët.
18:06 11 min më parë30.01.2026.
Autori
Ish-prezantuesi i CNN, Don Lemon, është arrestuar në lidhje me një protestë që ndërpreu një shërbesë fetare në St. Paul, Minesota, raportuan mediat amerikane duke cituar burime zyrtare.
15:30 2 h më parë30.01.2026.
Autori
Aeroporti Domodedovo në Moskë, dikur simbol i suksesit të sipërmarrjes private ruse dhe një nga nyjet kryesore ajrore të vendit, është shitur javën e kaluar me një çmim që analistët e konsiderojnë “shumë poshtë vlerës reale”.
12:37 5 h më parë30.01.2026.
Autori
Presidenti rus Vladimir Putin ka pranuar një armëpushim të shkurtër ndaj sulmeve mbi qytetet ukrainase, pas një kërkese të drejtpërdrejtë nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
12:01 6 h më parë30.01.2026.
Autori
Neutralizuan pesë viktimat pa përdorur asnjë armë, paratë do të transportoheshin me makinë drejt Hong Kongut.
11:44 6 h më parë30.01.2026.
Autori
Komente (0)