Grupi i armatosur grabit 3 banka në një ditë, vritet një oficer dhe një civil

Një grup i armatosur grabiti 3 banka në Pakistan, përpara se të përplasej me forca e sigurisë, duke lënë një polic të vrarë dhe 2 të plagosur. Deri në këto momente asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë.

Burimi: AP

15.12.2025. 18:43

Grupi i armatosur grabit 3 banka në një ditë, vritet një oficer dhe një civil

Një grup i armatosur në Balochistan të Pakistanit grabiti 3 banka në një ditë para se të përleshjes me forcat e sigurisë duke vrarë një polic dhe një civil.

Deri në këto momente asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm në Pakistanin jugperëndimor, ku separatistët etnikë Baluçë kanë shtuar sulmet ndaj forcave të sigurisë vitet e fundit.

“Ishte një grabitje e organizuar në të cilën të paktën tre banka u plaçkitën dhe prej aty u morën rreth 530 mijë dollarë”, tha një zyrtar policie në distriktin Panjgur.

“Ata u përpoqën të plaçkitnin dy banka të tjera përpara se të përplaseshin me forcat e sigurisë, duke i detyruar ata të iknin”, tha ai, duke folur në kushte anonimiteti pasi nuk ishte i autorizuar të fliste me median.

Të paktën një oficer u vra dhe dy të tjerë u plagosën, ndërsa një dyqanxhi u vra në shkëmbimin e zjarrit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)