Presidenti kubanez Miguel Diaz-Canel i është kundërpërgjigjur përmes një postimi në platformën X, kërcënimit të bërë më herët gjatë së dielës nga Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, i cili tha në Truth Social, se Kuba duhet të bëjë një marrëveshje me Uashingtonin "para se të jetë tepër vonë".
Trump paralajmëroi po ashtu pralajmëroi se Amerika do t’i ndrëpresë Havanës, furnizimet me naftë dhe para nga Venezuela.
"Kuba nuk po sulmon. Është sulmuar nga Shtetet e Bashkuara për 66 vjet dhe nuk po kërcënon. Po përgatitet, është gati të mbrojë atdheun deri në pikën e fundit të gjakut", theksoi lideri i Kubës.
Kujtojmë se Trump tha sot se Kubës nuk do t'i jepet më naftë apo para nga Venezuela, duke thënë se vendi duhet të bëjë një marrëveshje me Uashingtonin.
“Kuba ka jetuar për shumë vite me sasitë e mëdha të naftës dhe parave që vijnë nga Venezuela. Nuk do të ketë më naftë apo para që shkojnë në Kubë. Zero! Unë sugjeroj fuqimisht që ata të bëjnë një marrëveshje para se të jetë tepër vonë", shkroi Trump.
Venezuela është furnizuesi më i madh i naftës në Kubë, por pas kapjes së Nicolas Maduro nga forcat amerikane, Trump ka ushtruar presion mbi presidenten e përkohshme Delcy Rodriguez që të dërgojë naftë venezueliane në Shtetet e Bashkuara.
Agjencitë e inteligjencës amerikane paraqesin një pamje të zymtë të situatës ekonomike dhe politike të Kubës, por vlerësimet e tyre nuk ofrojnë mbështetje të qartë për parashikimin e Trump se regjimi në ishull është "gati të shembet".
Pikëpamja e CIA-s është se sektorët kryesorë të ekonomisë kubane, siç janë bujqësia dhe turizmi, janë nën presion të rëndë për shkak të ndërprerjeve të shpeshta të energjisë elektrike, sanksioneve tregtare dhe problemeve të tjera.
Midis janarit dhe nëntorit të vitit të kaluar, Venezuela dërgoi mesatarisht 27,000 fuçi naftë në ditë në ishull, duke mbuluar rreth 50% të deficitit të naftës së Kubës, sipas të dhënave të transportit dhe dokumenteve nga kompania shtetërore e naftës e Venezuelës, PDVSA.
Humbja e mundshme e importeve të naftës dhe mbështetjes tjetër nga Venezuela, një aleat kyç për dekada të tëra, mund të jetë një goditje serioze për regjimin që ka sunduar Kubën që kur Fidel Castro udhëhoqi një revolucion në vitin 1959.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)